Thu. Oct 17th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Politikat e Privatësisë


NJOFTIM MBI RUAJTJEN E PRIVATËSISË

SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur portali Demokracia të mbledhë të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

  • Ankuesit të cilët paraqesin ankesa lidhur me respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me standardet e parimet etike e morale të shoqërisë, me respektimin në mënyrë të veçantë të të drejtave të fëmijëve për të qenë të mbrojtur, për t’u shprehur dhe për t’u informuar, në respektimin e privatësisë, dinjitetit, pluralizmit, paanësisë pretendimet e tyre për shkelje të të dhënave personale nga ofruesit e shërbimit mediatik;
  • Individët e tjerë të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni, dhënie konsulence, etj.
  • Vizitorët në faqen zyrtare të Demokracia;
  • Kandidatët për punësim dhe punonjësit tanë të tanishëm si dhe ish-punonjësit;

PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË PRANË DEMOKRACIA

Kur paraqitet një ankesë nga një person, ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga një punonjës përkatës i cili më parë ka nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit dhe është i njohur me përmbajtjen e kodit etik të institucionit të miratuar nga Titullari, Ligj Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar si dhe Ligjt Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

Demokracia përdor të dhënat personale që mbledhim vetëm për proçesin e shqyrtimit të ankesës.

VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT

Demokracia disponon faqen zyrtare www.demokracia.co. Më anë të faqes zyrtare, Demokracia transmeton dhe mbledh informacione. Qëllimi i transmetimit dhe mbledhjes së informacionit nëpërmjet internetit është që të jetë sa më pranë qytetareve dhe ofruesve të shërbimit mediatik. Nëpërmjet faqes zyrtare, Demokracia u vjen ne ndihmë qytetareve duke ju prezantuar misionin, përbërjen e Demokracia, objektin e punës të Demokracia, legjislacionin, format per t’u ankimuar, format për të drejtën e tyre për kerkesë për informacion, etj.

Për vizitoret e www.demokracia.co sistemi mbledh informacione standarte të cilat kanë të bëjnë me klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve të të dhënave personale, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).

Ne e mbledhim këtë informacion në atë mënyrë që të mos identifikojmë asnjë vizitor. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit.

Demokracia nuk përdor (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë.

Motori i kërkimit në faqen tonë të internetit është projektuar të jetë i fuqishëm dhe i lehtë për t’u përdorur po aq sa kërkimi në Google

Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.

PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Demokracia nuk përhap të dhëna personale pa pëlqimin tuaj. Megjithatë në raste shumë të veçanta kur personeli heton një ankesë, ky informacion mund të ndahet me kompaninë/institucionin përkatës dhe me organet e tjera të përfshira në proces.

Ju mund të merrni më shumë informacion mbi:

  • Marrëveshjet që kemi me institucione të tjera për shkëmbimin e informacionit.
  • Rrethanat kur Demokracia mund të përhapë të dhënat personale pa marrë pëlqimin, për shembull për të parandaluar dhe zbuluar një krim dhe për të prodhuar statistika anonime;

LIDHJET ME FAQET E TJERA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.

NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Ne përditësojmë këtë njoftim në mënyrë të rregullt.

POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT

Stafi i Demokracia i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë të Ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe mund t’a përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.