Sat. Mar 28th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Arsimi, industria e përpunimit të pasurisë më të madhe kombëtare “rinisë”!

3 min read

Nga Pavli Bitri

Arsimi, industria e përpunimit të pasurisë më të madhe kombëtare “rinisë”!

Të gjithë e pranojmë se arsimi është shtylla e kombit, shtyllë e kapur prej robërisë rilindase që nuk lejon ngritjen e bazamentit të shoqërise. Të gjithë po ashtu e pranojmë se kombi ynë shqiptarë ka ngecur dhe se nuk është atje ku duhej të ishte. A thua kjo ngecje është si rrjedhojë e problemeve në “shtyllën” e tij? Kam zgjedhur profesionin që mendoja se është më i miri nga të gjitha profesionet, mes sakrificash arrita të futem në karvanin e gjatë të atyre që e duan këtë profesion. Jam një mësues i vogël në mesin e shumë mësuesve të mëdhenj të kombit tone. Për profesionin dhe punën që bëjmë, edhe ndjehem krenar, edhe ndjehem i turpëruar. Më bën krenar puna me nxënës dhe arritjet e tyre, por turpërohem para tyre kur nuk jam në gjendje ti tregoj se kush është e drejta dhe cdo të thotë të jesh një qytetar i një vendi demokratik, kur i shoh teksa i nënshtrohen një kurrikule që është përkthyer pa marr parasysh infrastrukturën e arsimit shqiptar. Përveç problemeve infrastrukturore rrjedhimisht atyre hapësinore, shkolla ballafaqohet edhe më një sërë problemesh të tjera. Zbatimi i reformave, cilësia, vlerësimi, edukimi, “thyerja” e trekëndëshit pedagogjik , rënia e interesimit apo e motivit për të nxënë, si dhe mossuksesi i nxënësve janë një ndër problemet më madhore në shkollat tona. Sigurisht për t`i zgjidhur të gjitha këto problem duhet angazhim maksimal i profesionistëve, kohë, mjete material dhe mbi të gjitha vullnet. Ajo që duhet të jetë shqetësues për shoqërinë tonë e në veçanti për mësimdhënësit, prindërit dhe Ministrinë e Arsimit është fakti që për shumë nxënës, shkolla është gjëja më e mërzitshme dhe e neveritshme, që ata duhet të bëjnë. Orët mësimore, janë orët më të gjata për ta, ndërsa zilja është tingulli më i ëmbël me gjithë vrazhdësinë e saj. Andaj, Ministria e Arsimit duhet të zhvillojë politika dhe të hartoj plane, zbatimi i të cilave do të bëjë shkollën një ambient më të dashur, atraktiv dhe stimulues për nxënësit. Kjo do të kishte një impakt direkt në ngritjen e cilësisë, rritjen e interesimit dhe në rezultate më të kënaqshme në përmbushjen e objektivave të parapara në kurrikulumin e hartuar nga Ministria e Arsimit.
Sidoqoftë është koha të zgjohemi nga gjumi, t`i hapim sytë dhe të shohim së ku jemi dhe ku dëshirojmë të shkojmë. Vërehet se fajtor për ngecje dhe mos zhvillim të vendit më shumë se vetë ne shqiptaret nuk është askush tjetër. Më nuk “pinë ujë” arsyetimet më okupim, robëri etj, etj., nuk ka justifikime më, duhet ecur përpara.
Vlerësoni këta heronj të heshtur që nuk njohin rritje pagash prej kohësh, zbatojnë kurrikula të përkthyera pa asnje studim për zbtimin e tyre në sistemin arsimor shqiptar.
Vlerësoni këta heronj të heshtur që nuk e mbajnë mend se kur e kanë marr për herë të fundit pagën e trembëdhjetë.
Vlerësoni këta heronj të heshtur që cdo ditë përballen me sfida dhe hedhin themelet e një shoqërie të fuqishme, që përpunojnë pasurinë më të madhe të një kombi “rininë”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.