Fri. Jun 5th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Pse e dua demokracinë?!

3 min read

Nga Arlind Hoxha

Pse e dua demokracinë është një pyetje që mund t’i jap 1000 përgjigje dhe 1 nga përgjigjet është se jam i lire të jap edhe 999 përgjigje të tjera që ndoshta të tjerët nuk duan ti degjojnë.

E dua demokracinë sepse jam një njeri i lirë se u rrita me parime ku familja është gjithcka , ku prona dhe atdheu janë të shenjta, ku me aftësi dhe besim në Zot mund të ecësh para.
U rrita duke dëgjuar sa keq është të jetosh në diktaturë e sa bukur është të kesh një familje që luftoi kunder diktatures si studentë të 90-tës që Shqiperia të ishte e lirë dhe larg tiranisë dhe me këtë bindje e këtë ideal qe u rrita do luftoj edhe unë që e nesermja të jetë e bukur dhe plot ngjyra,ku femijët tanë të rriten duke parë këto ngjyra e të kenë mundesi zgjedhje e jo të jetojne në terrin verbues të një diktature që të vret zemrën ,mendjen ,ëndrrat dhe mbi të gjitha të vret deshirën për të jetuar!

Pas 29 viteve ku demokracia ishte në një farë mënyre shërimi i një plage të madhe që kishte vendi për shkak të së kaluarës së dhimbshme ne jemi përseri në rrezik dhe tashmë është detyra jonë ta mbrojmë e ti dalim për zot Shqiperisë dhe të ardhmes sone.
Është detyra jonë si të rinj,si studentë,si popull të zgjohemi nga gjumi letargjik,të heqim njëherë e mire zinxhirët e skllaverise nga shpirti dhe të perballemi me gjeneratën e njerëzve të pashpirt që tempulli i pushtetit absolut që mendojnë ta rikthejnë të kthehet në tempull lirie.

Sot detyra jonë nuk është të rrezojmë diktaturën e egër me tela me gjemba as të rrëzojme buste të mbrojtura me ushtri,por të dalim kundër një diktature moderne që vazhdon të heqe në mënyre të moderuar cdo të drejte që ne kemi,ku censuron të drejtën e fjales,ku koncepti kundërshtar në mendime nuk njihet,ku fjala meritokraci nuk egziston,ku pushteti kthen kundër njëri tjetrit popullin e ku një grusht njerëzish te frymëzuar thellësisht nga etërit kanë zaptuar pozicionet kyce e duan ta kthejnë vendin në shërbim të tyre e jo në shërbim të shqiptarëve e për ketë qellim përdorin cdo menyrë e cdo formë që nga shpëlarja e trurit me propagandë deri tek forcat e pushtetit tek policia apo tek helmimet masive.

Pra ku jemi sot pas 29 vitesh ?

Detyra jonë si brez qe lindëm në demokraci është pengimi dhe ndalimi i kësaj diktature moderne qe po instalohet që historia të na njoh si kalorës mbrojtës të demokracisë e jo si brezi qe tradhëtoi lirinë dhe Shqiperinë.

Si sot 29 vite më parë të rinj plot ambicie e ideale vranë friken dhe pushtuan rrugët e Tiranës duke ngjallur shpresën e një populli te nënshtruar dhe sot fal guximit të tyre ne gëzojme ditën e lirisë dhe demokracisë,8 dhjetorin. Prinderit tanë janë shembulli që duhet të ndjekim ashtu si ata të luftojmë dhe ne për një Shqipëri si gjjthë Europa.

Pse e dua demokracinë është një pyetje që mund t’i jap 1000 pergjigje dhe njëra prej tyre është :” E dua demokracinë sepse shumë afër po shikojë të afrohet diktatura “.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.