Thu. Nov 21st, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Largime masive nga puna në Bashkinë Mat reagon Kryetari PD : ” Një luftë e re klasash po zhvillohet në qytetin tonë “

3 min read

Kryetari i ri i Bashkise Mat i zgjedhur ne 30 qershorit e ka nisur pune duke shkurtuar 33 punonjes te Bashkise nga puna me justifikimin se jane shkurtime nga puna por ne fakt jane shkarkime politike te mirfillta pasi kjo bashki me pare drejtohej nga Partia Demokratike

Per keto largime ka ardhur dhe reagimi i pare nga Selia Blu me ane te Kryetarit te PD Dega Mat z Arjan Lika

Statusi i plotë

Një luftë e re klasash po zhvillohet në qytetin tonë.
Ditën e djeshme kryetari i ri i komitetit ekzekutiv Mat dhe këshilli popullor i Matit, të dalë nga votimet moniste të 30 qershorit kanë ndërmarrë një akt te denjë trashëgimisë së PPSH.
Nga sot 33 familje matjane do të jenë pa bukë, sepse 33 baballarë, nëna apo kryefamiljare të ndershëm të Matit do të pushohen nga puna nga kryetari i ri i komitetit ekzekutiv Mat dhe keshilli popullor i Matit.
Kjo luftë e re klasash në qytetin tonë frymëzohet nga një mendësi hakmarrëse primitive. Asnjë argument hipokrit nuk e lan dot fytyrën e ndotur me pashpirtësi të këtij akti ndëshkimor politik kolektiv.
33 qytetarët matjanë që nga nesër do të jenë pa punë e pa bukë, ata kanë vetëm një fatkeqësi, janë ndodhur në mes të një rrevanshi të egër primitiv e politik.
Ekspedita ndëshkimore politike nuk do të ndalet te keto 33 familje. Te tjera po planifikohen të hidhen në rrugë dhe vala tjetër do të jetë edhe më e gjerë.
Më shumë familje pa punë e pa bukë në qytetin tonë.
Për ne si PD nuk ka asgjë të papritur,nuk kemi patur asnjë dyshim se diktatura e monizmi vetëm plagë vuajtje e mjerim do të shkaktojë.
Mjerisht kjo histori e vjetër po rikthehet në Mat.
Sot PD i bën thirrje çdo qytetari matjanë pa dallim bindjesh e ndasishë partiake,atyre që po detyrohen të lënë pa bukë familjet dhe atyre që me bukën e familjeve shantazhohen duke u kërkuar heshtje dhe nënshtrim,vëllezër e motra mos u ligështoni,mos u dëshpëroni e mos humbni besimin. E keqja sado e madhe të jetë i ka ditët e numëruara.
PD ju deklaron se çdo i larguar nga puna për motive politike e partiake do të rikthehet shpejt në vendet e punës,në ditën e parë të rrëzimit të kesaj klike.
PD deklaron se me një qeverisje të drejtë asnjë familje matjane nuk do të vuajë më papunësinë. Ne do tu kthejmë punën,lirinë dinjitetin.
Votimet moniste janë të paligjshme dhe shpejt zgjedhje të lira do të mbahen.
Shkelësit e ligjit e të kushtetutës shpejt do të vendosen para ligjit.
PD nuk do të falë e nuk do të harrojë asnjë shkelës ligji asnjë abuzues pushteti,drejtësi një ditë do të behet e kjo ditë është afër.
Mati e matjanët përgjatë historisë ia kanë dalë të përballojnë persekutimin politik,
ata kanë rezistuar, persekutorët kanë rënë.
Ky fat i pret dhe persekutorët e rinj të Matit.
Zgjedhje të lira do të ketë dhe qytetarët do të vendosin me votë të lirë ata që do ti qeverisin.
Persekutorët e rinj fundin e kanë të sigurtë.
#AsnjëHapMbrapa

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.