Wed. Dec 11th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Marlin Muça : ” Ku na con liberalizmi “

11 min read

Marlin Muça

Ku na con liberalizmi

Ne vepren e tij “Fundi i Historise“, Fukujama thote se se e majta u varros pergjithnje me deshtimin politik e ekonomik qe gjymtoi Bashkimin Sovjetik ne 10 vjecarin e saj te fundit. Gara e armatimeve dhe ajo hapesinore e tendosi ne ate pike ekonomine socialiste te Bllokut Lindor sa ne dyqanet e qyteteve e medha Lindore nuk gjeje me as leter higjenike. Historia ne fakt tregon te kunderten. E majta jo vetem qe i mbijetoi rrenimit sovjetik por shkoi deri aty sa u transformua ne nje kunderkulture apo kulture “alternative“ ndaj menyres se jeteses Perendimore, qe pretendonte t`i arrinte aspiratat e Manifestit Komunist dhe parashikimet e veprave te Klasikeve ne nje menyre a forme tjeter nga cfare predikohej ne librat e shenjte te komunizmit. Per menyrat dhe format e e kesaj ideologjie te re do te flasim ne paragrafet e meposhtem. Ajo cfare na duhet tani per tani eshte emri i kesaj rryme te re filozofike dhe politike. Ky eshte liberalizmi.
Liberalizmi kulturor duhet ndare nga liberalizmi klasik i Adam Smithit. Liberalizmi klasik i Smithit perben bazen themeltare te ekonomise perendimore e per rrjedhoje dhe te vete qyteterimit perendimor. Liberalizmit kulturor ja gjejme rrenjet ne veprat e Herbert Markusit dhe baballareve te shumte por me te vegjel te neokomunizmit te cilet i vune shqelmin kooperativave dhe gulagut ne emer te seksit, droges dhe rock and rollit. Liberalizmi kulturor do te kishte shkelqimin e vet ne vitet 60-70 ku arti, filozofia dhe politika u mpiksen ne nje menyre te atille saqe shume analisteve te kohes ju krijua ideja e nje Iluminizmi te ri qe do te shkundte nga themelet traditat dhe vlerat e vjetra kulturore te Perendimit. Ne Angli kishe Pink Floydsat, tingujt e te cileve nxisnin dimensione te reja psikike ne mendjet e te rinjve qe grupin e rrokut e shoqeronin me shtelllunga hashish. Ne SHBA Panterat e Zeza dhe aradhet e gjata te te rinjve kunder luftes, njerezve qe pinin bar dhe ju faniteshin disqe fluturues ne qiejt pa re te Washingtonit , mbushnin sheshin para Shtepise se Bardhe per te kundershtuar luften e pambarimte ne Vietnam. Ne France, studentet e prirur nga Zhan Pol Sartri dhe dishepujt e tij brenda trupes pedagogjike franceze perzene me turp Gjeneralin De Gol, qetesia e te cilit do te vinte vetem pas arratisjes ne nje baze ushtarake gjermane. Italia ziente nga vrasjet politike te brigadisteve kuqalash, te rinj leshtak e kokepakrehur qe mallkonin Ruzveltin pse zbarkoi ne Sicili e si per te shfryre dufin e fatalitetin historik qe rrinte pezull mbi kokat e tyre, zbraznin karikatore e bomba si pa teklif ne sheshet dhe rruget kryesore te Italise se Veriut. Ne Gjermaninw Perendimore, rioshet e Fraksionit te Ushtrise se Kuqe kopjonin kameradet e tyre Apenin duke organizuar atentate spektakolare ndaj bankiereve gjermane ne bashkepunim ne Stasin e Gjermanisw Lindore.
Me sa dukej, komunizmi i Europws Lindore ishte ai fuqishem, propaganda e saj kaq joshese saqe sterkalat e saj kishin depertuar carjet e vogla te Murit te Berlinit per te kaluar ne Boten e Lire ne formen e liberalizmit, kunderkultures, gay issues, barazise gjinore etj. Nderkohe qe Perendimi po e shkaterronte pak e nga pak Kampin e Lindjes prej disnivelit te jashtezankonshem ekonomik, Lindja e Kuqe po infektonte ngadale e me kembengulje Europen e djathte. Tamam si parazitet qe e ndjejne vdekjen e atecastme, Komunizmi leshoi vezet e veta ne psikiken e trazuar te popujve te Perendimit.
Renia e Murit te Berlinit shenoi vdekjen e ekonomise politike leniniste por jo te tezave te reja qe filozofe e majte (kryesisht te lindur e edukuar ne shkolla perendimore) kishin vite qe perhapeshin ne auditore universitetesh dhe ne te perditshmet zyrtare te partive e organizatave revolucionare. Komunizmi mund te kishte vdekur pergjithmone ne Lindjen e Gulagut dhe Spacit, mirepo ajo vijonte te mbetej si shprese e nje shoqerie me te lire, solidare dhe barazimtare ne mendjen naïve dhe delikate te idealisteve me pelena qe nuk kishin ndjere kurre ne jeten e tyre cizmet e ushtrise se kuqe mbi fytyre. Ngadhenjimi I demokracive liberale mbi totalitarizmin e kuq shperndau demokracine ne stepat me lindore te Europes ne kembim te lirise qe me vone u ngaterrua me liberalizmin. Pas Shembjes se Perdes se Hekurt liria perendimore e individit u butaforizua ne ate pike gjersa arriti ne karikaturen e sotme qe rrezikon seriozisht bazen ideologjike mbi te cilen ka lindur dhe eshte zhvilluar Bota e Qyteteruar.
Disa teoriciene konspiracioni e lidhin kete “infiltrim“ liberalist me Shkollen e Frankfurtit qe synon shkaterrimin e Qyteterimit Perendimor nga brenda. Une mendoj se transformimi i nje ideologjie totalitare ne nje rryme filozofike qe ne thelb ka shthurjen ka ndodhur ne menyre natyrore, sipas kushteve e rrethanave te kohes. Shtetet komuniste predikonin nepermjet librave dhe revistave propagandistike nje shoqeri bazuar mbi solidaritetin dhe vellazerine te studentet mendjelehte te Perendimit. Keta studente, te rritur ne zona rurale apo urbane ultrakonservatore gjeten te komunizmi romantik i pamfleteve te kuqe lirine dhe te gjitha llojet e enderrimeve rinore, endje qe nuk do t`i gjente kurre te shoqeria e bazuar mbi vlerat fetare dhe tradicionale. Kjo ishte arsyeja pse ne nje Europe te djathte, reaksioni mund te vinte vecse majtas .
Pas viteve 90-te, shuarja e rrezikut te kuq uli dhe gatishmerine e shoqerive perendimore ne luften ndaj motiveve majtise ne shoqeri. Ne kete periudhe historike, liberalet iniciuan pushtimin e bute e te heshtur, qellimi kryesor i te cilit ishte cuarja ne fund e mesimeve te Marksit Engelsit dhe ideologeve te tjere komuniste. Ja disa prej tezave te tyre qe liberalizmi meton ti coje deri ne fund permes revolucioneve kulturore te shekullit te 21-te.
Humbja e nocionit “Komb“ dhe shuarja graduale e dallesave mes popujve dhe etnive te Europes Perendimore.
Klasiket predikonin internacionalizmin dhe vellazerine proletare si kushti kryesor i arritjes se paqes se shumepritur ne bote. Sipas tyre lufterat mes shteteve imperialiste ishin thertoret ku borgjezet dhe kapitalistet e medhenj te armeve hidhnin punetoret e veshur si ushtare per interesa te pastra ekonomike. Per kete arsye, punetoret duhej ta nderprisnin luften ndaj njeri tjetrit, t`i ktheheshin kunder oficereve ne sherbim te imperializmit dhe eventualisht te permbysnin rregjimet borgjeze ne vendet e tyre . Njeriu i ri I komunizmit do te ishte nje qenie, pa fe, komb apo te shkuare. Sipas mesimeve te Leninit, punetori i Moskes nuk duhet te kishte kurrfare diference nga punetori i nje province te humbur te Bjellorusise. Identitetet kombetare, fetare dhe etnike ishin pengese kryesore ndaj fitores se revolucioneve proletare kudo ne bote e per kete ato duhet te luftoheshin duke uzurpuar mjediset sociale ku punetoret kalonin kohen e lire e duke i organizuar ata ne emer te nje ideologjie qe do t`i zhvishte nga tiparet e botes diverse te secilit ne emer te uniformitetit njerezor, kulturor e politik.
Sot liberalizmi nuk synon bashkimin e popujve dhe kombeve perms revolucioneve te dhunshme, por unifikimin nepermjet propagandes artistike e mediatike qe bjerr vlerat kombetare. Liberalet synojne te bejne te parendesishem kombin, sovranitetin dhe kulturen e tij duke inkurajuar ardhjen e emigranteve qe sjell natyrshem shprishjen e struktures sociale dhe kulturore te shoqerise. Ata duan te na bejne identike me njerin tjetrin sai perket optikes qe perdorim per te pare boten, ne emer te emancipimit dhe perparimit njerezor, por ata harrojne ose ndoshta duan te harrojne se dialektika kerkon dy mendime, bote dhe ide te kunderta per te prodhuar esencen qe con perpara njeriun dhe boten. Lufta ndaj se vjetres, percmimi ndaj tradites per te perqafuar te rene le gjalle ne diskurin publik vetem te rene qe media propagandon. Kjo rezulton ne uniformizimin e shoqerise rreth se rese moderne qe nuk i le vend nje alternative tjeter mendimi, sepse te mendosh ndryshe ne epoken e liberalizmit, te godasesh shtyllat themelore te saj, te ben prapanik dhe te papershtatshem per shoqerine e re qe liberalet duan te ndertojne me copat e shoqerise se vjeter te konceptuar nga Marksi Engelsi dhe Lenini. Liberalizmi i Luftes se Ftohte, qe luftonte pa rreshtur monolitine e mendimit komunist, sot nuk lejon mendimin ndryshe e jashte kornizave qe liberalizmi do qe t`i vendose jetes shoqerore .
Lufta kunder fese si gjoja element prapanik ne zhillimin e shoqerise.
Komunistet i konsideronin Kleriket dhe institucionet fetare si pale me borgjezine ne shtypjen e shtreses punetore. Ata e njihnin fene si nje teresi normash dhe dokesh qe mbanin peng zhvillimin socialist te shoqerise. Ne fakt , qellimi kryesor i komunisteve ishte lufta ndaj nje pushteti, i cili kishte shekuj qe luftonte ndikimin e asaj strukture te cilen donin me patjeter ta shtinin ne dore: Shtetin. Lufterat mesjetare per Investituren provuan se Shteti dhe Kisha kishin pushtet te barabarte ne shoqeri. Keto prova historike i bene komunistet te kuptonin se ne nje te ardhme hipotetike kur pushteti te ishte ne duart e tyre, besimet fetare do te sherbenin si kunderpeshe e rrezikshme ndaj doktrines marksiste leniniste per jeten shoqerore ne vend. Kjo frike ndaj forces mistike te Zotit prodhoi fushatat e egra te vrasjeve dhe persekutimit te klerikeve, shembjes se kishave dhe xhamiave, djegieve se librave te shenjte dhe ateizimit te dhunshem te shoqerive lindore.
Liberalizmi i sotem ndjek metoda te tjera ne zvogelimin e vlerave dhe ndikimit qe feja ka ne shoqerine tone. Kontrolli liberal ne media i paraqet besimet fetare si atavizma te vjeteruara qe prapambesin njeriun dhe e pengojne kete te fundit ne pershtatjen me zhvillimet e reja shkencore, shoqerore dhe ekonomike. Edukimi i brezave te rinj me alegjine ndaj fese eshte me efikas se perdhuna ndaj Shtepise se Zotit. Ne kete menyre reaksioni i kudershtarit eshte me i vaket dhe po ne kete menyre garantohet rritja e brezave te rinj me frymen ateiste dhe ne disa raste nihiliste ndaj Zotit, Kombit shoqerise dhe ndaj vete familjes

Fronti i trete dhe i fundit: Familja
Lufta e se rese ndaj se vjetres nuk mund te mos perfshinte sulmin ideologjik, politik e kulturor ndaj shtylles se trete te shoqerise tradicionale qe eshte familja. Ne vepren e tij mbi Familjen, Fridrih Engels sulmon familjen dhe e akuzon ate si te helmuar nga fryma borgjeze ne marredheniet me veten dhe shoqerine. Sipas tij, familja eshte nje shembelltyre e keqe e shoqerise ku patriarku, burri, mbreti, borgjezi dhe aristokrati vendosen mbi cdo aspekt te jetes familjare. Kjo hiearki eshte pergjegjese kryesore per shtypjen e femres dhe prapambetjen e shoqerise. Pas Revolucionit Bolshevik dhe Luftes se Dyte Boterore, rregjimet komuniste i kushtuan nje rendesi te vecante familjes dhe fisit. Ne dallim nga percapjet emacipuese te Engelsit, komunistet e rinj nuk nderhyne per te “cliruar“ femren nga prangat e mashkullit te pare te familjes, por ben te mundur dobesimin e lidhjeve familjare e fisnore ne dobi te krijimit te varesise se individit ndaj Partise-Shtet. Vetmia artificiale qe u krijua perreth njeriut te ri te komunizmit e shnderroi familjen nga nje vater e ngrohte ne fjetoren e pernatshme ku mungonte komunikimi, empatia dhe dashuria njerezore.
Liberalet nuk synojne ta demtojne familjen nga jashte por ta shthurin ate nga brenda. Shthurja fillon te dyshimi qe i mvishet rolit te mashkullit dhe te femres ne jeten familjare dhe raportit te tyre me femijet. Shenja e barazimit qe ata vendosin mes mashkullit dhe femres e zhduk vijen ndarese te pergjegjesive qe ata kane per mbarevajtjen ekonomike dhe shpirterore te vatres familjare. Sipas liberaleve, mashkulli i familjes nuk duhet te jete me treguesi i forces dhe qendrueshmerise por duhet te anoje nga prudenca dhe ndjeshmeria e nenes. Nena duhet t`i braktise detyra e saj maritale per te treguar se ka rol te barabarte me mashkullin ne shoqeri, duke lene menjane detyrimet ndaj femijes dhe bashkeshortit te saj.
Sulmi me i rende qe po I behet familjes vjen dhe nga perpjekja tashme boterore per te legalizuar martesat e personave te se njejtes gjini. Pas legalizimit te martesave te ketyre personave vjen dhe rrjedhimi ligjor i lejimit te adoptimit te femijeve qe godet institucionin e familjes ne gjenezen e funksionit natyror ku nder te tjera vcohet ajo e vazhdimesise se gjinise njerezore. Ketu familja denatyrohet, jo me prej shtrengeses autoritare ideologjike te shtetit, por nga fushata paqesore, “civile“, “jo politike“ e plotesimit te te drejtave te njeriut. Kaq ekstreme eshte bere ideologjia liberale saqe per here te pare ne historine e filozofise politike, po tentohet te imponohet vullneti dhe nevoja e nje pakice shoqerore mbi funksioni natyror te shumices dhe vete natyres njerezore qe kerkon bashkimin e dy individeve me gjini te ndryshme per te siguruar vazhdimesine dhe mbijetesen e races njerezore. Nese vazhdohet keshtu, shume shpejt do te qeverisemi nen nje sistem aparteidi social ku nevojat e pakices do te prevalojne mbi vullnetin natyror te shumices per te jetuar sipas rregullave te Zotit dhe Natyres.
Ku na cojne keto politika?
Mjaftojne vetem keto tre pika per te kuptuar vazhdueshmerine qe komunizmi dhe liberalizmi kane ne raport me shoqerine njerezore. Rrjedhojat e ketyre politikave kane vetem nje fund: Shkaterrimin perfundimtar te shoqerise si bashkesi njerezish me vlera dhe tradita te perbashketa ne lidhje me njeri tjetrin. Qysh ne fillesen e njeriut si pjese e bashkesise, pra pjese e dickaje me te madhe se vetja, ata me te urtit e largpamesit e grupit, e pane te arsyeshme te binin dakord mbi ekzistencen e disa piketave, respektimi i te cilave do t`i siguronte bashkesise jetegjatesi, begati e prosperitet. Me kalimin e shekujve dhe zhvillimin e bashkesive dhe transformimin e tyre ne qytete, shtete e me vone kombe, piketat u konkretizuan ne tre shtylla themelore: Ekzistenca e Zotit, mbrojtja e Kombit, respektimi i Familjes.
300 vitet e fundit jane vitet e goditjeve te fuqishme mbi keto tre shtylla qe mbajne ne kembe ngrehinen mileniale te Njerezimit. Tjetersimi dhe relativizimi i rendesise se tyre dobeson kohezionin shoqeror e per rrjedhoje i le hapesire anarkise dhe copetimit gradual te bashkesise. Humbja e vlerave, relativizimi i koncepteve mbi te Miren dhe te Keqen, te Drejten dhe te Padrejten,rolit te familjes, ligjit dhe te shtetit do te na ktheje ne nje geto globale kur vrasjet, perdhunimet dhe krimet me te renda qe mund te na shkojne nepermend do te justifikohen me lindjen e rrymave te reja filozofike qe do te legjitimojne lirine absolute te veprimit ne emer te “permbushjes“ finale te mundesise se njeriut per te vepruar sipas deshirave dhe instinktiteve te tij me te egra. Celesi i kesaj epoke te erret dhe degraduese eshte Liberalizmi. Liberalizmi do te na coje ne nje gjendje te atille pasigurie per ate cka na rrethon sa do ta beje te vlefshme dhe “ te drejte“ cdo akt ne kundershtim me vlerat universale njerezore. Me keto hapa, asgje nuk do te kete me rendesi. As morali, feja, tradita familja, besa, nderi, krenaria e ne fund fare dhe vete Jeta.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.