Mon. Dec 9th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Të rinjtë mes gjuhës së Heshtjes dhe Forcës

2 min read

Nga Dorjan Beqiri

Te rinjte mes gjuhes se Heshtjes dhe Forces

Shqiptaret nder shekuj jane mesuar te durojne, e vetem kur kane vepruar me gjuhen FORCES, kane arritur dicka per veten, familjen dhe kombin e tyre.
Mjafton te shohesh sesi qendruam per aq vite te pushtuar nga perandoria Osmane. Mjafton te lexosh historine e te kuptosh se vetem pas shume vitesh, nderkohe qe fqinje tane kishin fituar pavaresine dhe po benin planet per gllaberimin e tokave pa zot te shqiptareve, ne u bashkuam ne 4 vilajetet shqiptare e vendosem te benim rezistence kombetare qe do te kulminonte me shpalljen e Pavaresise.

Mjafton te kthehesh koken pas e te veresh se si gjysherit e prinderit tane qendruan te duruar per 45 vite rresht ne kohen e diktatures, e pas 45 viteve te humbura e shkaterrimtare per cdo brez qe lindte dhe rritej nen thundren e forces e diktatit, kuptuan qe sistemi per te cilin ata luftuan, duruan e u rropaten ne aksione e fushata vullnetare, jo vetem i varferoi, por i izoloi nga bota qe i rrethonte. Ky zhgenjim dhe mjerim shpirteror I beri te gjithe ne qellimin e permbysjes se nje prej diktaturave me te egra te Europes. Kjo natyrisht me gjuhen e FORCES.

Ne ditet e sotme ne perballemi me nje formacion politik te quajtur ‘Rilindje’ e cila nuk njeh e nuk pyet per kundershtare politike, nuk pranon idete ndryshe e po ashtu kerkon te sfumoje cdo force tjeter e cili me te mirat apo te keqijat e veta tenton te sjelle nje ndryshim ne vend.
Sot kjo force politike nuk eshte vetem Opozita e Bashkuar, por dhe nje mase e madhe e nje populli te sterlodhur i cili sot me shume se kurre vendosi te behej bashke, fale edhe nje akti te paprecedent ne historine e opozitarizmit shqiptar, ku deputetet opozitare ne shumicen derrmuese te tyre vendosen te djegin mandatetet e te bashkoheshin me aksionin opozitar ne rruge. Ajo zgjodhi te bojkotonte zgjedhjet duke I kthyer ato ne njepartiake , si kurre me pare ne historine 30 vjecare te Shqiperise demokratike, per t`i treguar shqiptareve dhe faktorit nderkombetar se Rilindja ka nje etje te pakufijshme per pushtet dhe nje mani shqetesuese per te kapur cdo hallke e hierarki institucionale ne vend.
Sot jemi perballe ketyre fakteve, e shume fakteve te tjere te cilet kane vetem nje drejtim veprimi, te veprojme me gjuhen e forces ose te vijojme me ate te heshtjes gjersa te mos kete mbetur me gje per te luftuar. Sigurisht, I fundit qe do ike te mos harroje te fike driten…

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.