Thu. Oct 17th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Uzurpimi i Bashkisë Mat, reagon ish deputetja Çupi: një person i refuzuar masivisht

2 min read

Anëtarja e kryesisë së PD dhe ish deputetja Dhurata Çupi ka reaguar pas uzurpimit të Bashkisë Mat, nga i besuari i kryeministrit Edi Rama.

Sipas ish deputetes Çupi, Rama uzurpoi zyrat i braktisur masivisht nga Matjanët.

Statusi i Plotë

Personi i emëruar nga Edi Rama në krye të bashkisë, si një shpërblim për nderet e bëra ndaj tij, mori sot nje detyrë jolegjitime.
U emërua në krye të Bashkisë nga votimet brenda PS, një person i refuzuar masivisht nga qytetarët të cilët me sa duket e njohin ligjin më mirë se sa vetë ata që e kanë bërë.
Do të jetë e afërt dita që do të largohet me turp nga ajo zyrë , të cilën sot e uzurpon kryebashkiaku i emëruar i Ramës.
Do të jetë e afërt dita kur nuk do të mund tu dalë dot më përpara Matjanëve.
Do të jetë e afërt dita kur kësaj marrëzie do ti vijë fundi.
Shqiptarët duan zgjedhje jo votime partiake

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.