Thu. Oct 17th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

AUTOKRITIKË, ku gabuam NE, studentët?

7 min read

AUTOKRITIKË, ku gabuam NE, studentët?

Nga Burhan Misiraj

1. Unë personalisht mendoj se ne u treguam pak egoist me 8 pikat, nëse flasim për problemet në arsim, problemin duhet ta kërkojme që në thelb, në kopsht, që aty nis problemi. Them egoist sepse ne kishim një shtëpi të prishur, për mos të thënë një kasolle, dhe donim që asaj ti vendosnim një kondicioner, ndërsa duhet të kishim kërkuar shumë e më shumë. Duhet që të kërkonim bashkimin e gjimnazistëve, fillores, dhe ata të ngrinin pikat e tyre, dhe në fund të kishim vendosur pikat kryesore, por kjo nuk mund të bëhej pa ndihmën e atyre që e njohin më mirë arsimin, pedagogëve dhe mësuesëve.
2. Një pikë tjetër që unë do e kundërshtoja ishte vetingu i pedagogëve, e them me plotë gojën “Kush ishim ne që do ju kërkonim llogari atyre që na mësojnë?”. Përvec faktit që ne nuk ishim askush, ne larguam nga ajo protestë dhe njerëzit që do ishin mbështetja më e fuqishme e jona. Nëse ata do ishin ndjer të përfshirë, atëherë gjërat do ishin më ndryshe dhe do mernin zgjidhje. Unë e kundërshtoja këtë pikë sepse ne ishim duke i kërkuar llogari qeverisë për kushtet dhe reformën e tyre të dështuar dhe jo për mësimdhënien.
3. Një gabim tjetër që ne bëmë ishte ngujimi nëpër fakultete. Unë e kundërshtova këtë mendim për faktin se kryeministri që në fillim ishte munduar që të na drejtonte drejt dekanëve dhe rektorëve në mënyrë që të hiqte përgjegjësitë nga vetja, dhe me ngujimin këtë arriti. Unë e shpreha dëshirën që ne të dilnim në shesh, mbase numrat nuk ishin por bojkoti ishte i plotë, duhet të kishim ditur të vepronim më bukur me bojkotin dhe jo të trembëshim, ndërsa ne u shpërndam, u futëm në debate me studentët dhe dolëm nga thelbi i vërtetë. Ky ishte gabim i pafalshëm i joni.
4. Nje tjetër problem I madh ishte përcarja që ne patëm mes nesh, që në ditët e para, foto të studentëve dilnin dhe quheshin partiak. Një student nuk mund të quhet partiak sepse ka një bindje politike. Mund të quhet njeri me bindje po, por partiak në asnjë mënyre. Unë isha një nga studentët ku fotot e mia morën shpërndarje, që në datën 7 Dhjetor, pra unë dola I pari në medja sikur të isha partiak. Nëse quhesh partiak se ke bindje të djatha, do lirinë e fjalës, të drejtën e votës të pacënuar, të drejtën për tu arsimuar dhe për të qenë I lirë mbi të gjitha, atëherë PO, unë jam partiak. Ky ishte problem kryesor, të quanim partiak disa ekstremistë, më keq se partiakët. Them që të rinjtë nuk mund të quhen partiak sepse në këtë moshë që jëmi ne, kemi të drejtën për te parë, për të shkuar kudo, në parti, lëvizje, organizata etj. Për të parë sesi funksionojnë gjërat dhe në fund nëse e shohim të arsyeshme zgjedhim. Kjo është të jetuarit në demokraci në llogjikën time. Dhe cfare kuptimi do kishte ajo nëse sdo kishim të drejtë për të zgjedhur, dhe pse unë e kupoj që ka shumë që I shqetëson ky fakt dhe janë më shumë nostalgjik për historitë e baballarëvë më kazma e lopata sesa për jetesën e lirë dhe Europiane. I kuptoj shumë mirë, madje ju qaj dhe hallin, të mjerët. Përcarja e shoqëroi këtë protestë nga fillimi deri në fund, nga fotot nëpër portalet e blera dhe të shëmtuara të qeverisë, deri në fund ky është I majtë e ky është I djathtë, pra ai që ishte I vendosur në atë që kishte nisur dhe do I shkonte deri në fund ishte partiak, ndërsa ai që rrugës kishte devijuar nga arsye të ndryshme, në vend qëtë mbështestë miqtë, ata që po luftonin dhe për vetë ata, shkonte dhe I kundërshtonte. E tmerrshme. Kjo ishte një situatë shumë e shëmtuar.
5. Thjirrjet “jopolitikë”! Përditë dëgjonim në kore njerëzish “jopolitikë”. Thirrje që u instalua keq në mendjet e studentëve, dhe ata që e krijuan ja arritën qëllimit. Si mund të thuash “jopolitikë” kur ti po I ankohesh, qeverisë, njërës prej organizatave më të mëdha politike në vend. Termi politikë është aq I thellë, saqë dhe kur dy njerëz bisedojnë mes tyre bëjnë politikë. Ndërsa ne u frikësuam aq keq nga politika saqë dilnim e thërrisnim “jopolitikë” kur ne ishim në të vërtet ata që po bënim politikë. Në mendimin tim kjo u bë jopaqëllim nga njerëzit që hipnin nëpër pemë sikur të ishim në xhungël. Kjo nuk u bë paqëllim. Qëllimi ishte shumë I qarte, trembja e studentëve nga ajo që ata duhet të kërkonin ndihmë dhe ti kërkonin llogari në të njëjtën kohë.
6. Një tjetër histori ishte dhe presioni që ju bëhej studentëve, sidomos gjatë pushimeve të fundvitit. Në atë periudhë pjesa më e madhë e studentëve shkonin nëpër rrethe, tek prindërit e tyre dhe në vend që studentët të bindnin prindërit per tu bashkuar në protestë, ndodhi e kundërta. Prindërit e friksuar për vendin e punës, drejtorët dhe shefat që jua kërkonim me ultimatum largimin e fëmijëve të vetë nga sheshet. Kjo ishte e frikshme, tanimë ndodheshim në diktaturë.
7. Mungesa e përfaqësive, mungesa e atyre që do I jepnin zgjidhje. Dhe unë isha I mendimit se nuk duhet të kishim përfaqësi, do ishte më e thjeshtë të shiteshin e bliheshin. Kjo ishte thika jonë me dy presa, njëra anë mungesa e pasjes së një “koke” që do e vendoste dhe frika se ata do të bliheshin dhe shiteshin. Kjo prapë është e frikshme, ne të rinjtë kemi një mungesë aq të madhe besimi tek qeveria saqe kishim frikë se mos na blinte dhe ne. Por me të drejtë, kështu vëpron kjo qeveri, vec di të blej njerëz, vota, poste e ku di une se cfarë. Qeveria mendon se ka “shkopin magjik”, paranë që e përdor si të tillë.
8. ULTIMATUMI, nuke di se kush dhe nuk besoj se do e mar vesh ndonjëherë, shpiku atë drej termi “ultimatum”. Ultimatumi I tregoi qeverisë sesa të aftë dhe të vendosur ishim për ta cuar deri në fund kauzën dhe protestën, prandaj dhe ky ultimatum u vendos që pas 5 ditësh protestë tek ministria e arsimit. Mbaj mend që ishte vendosur në orën 4 dhe askush nuk ja kishte idenë se cfarë do ndodhte apo do bënim mbas asaj ore, do përshkallëzonim protestën, do shkonim drejt kryeministrise apo do rrinim aty. Këto ishin opsionet e vetme deri në momentin që dikush u shfaq me idenë brilante për të bllokuar “Zogun e Zi”. Mbaj mend që kam debatuar dhe isha I mendimit që nëse do bllokonim rrugë do I bllokonim të githa pikat kyce dhe jo vetëm një sa për tu shpërndarë. Mendova se ja dola ta bind personin që kisha përballe, vec kur ne orën 5 shikoj një lëvizje të madhe të studentëve drejt Zogut të Zi, spo arrija ta kuptoja. Unë personalisht isha I mendimit se duhet të shkonim përballë kryeministrisë, sepsa në ate kohë kryeministri po dilte e bënte shfaqe para nesh gjasme kërkonte dialog. Përballë ministrisë mbetëm një grup I madh studentësh, ku disa njerëz të hipur në pemë thërrisnin “do rrim këtu”. Për nje moment u hutova dhe kapa mikrofonin duke renditur arsye pse duhet të shkojmë para kryeministrisë, pas meje dolën dhe miqtë e mi të grupit, qëndruam rreth dy orë duke debatuar dhe si përfundim bashkë me miqtë e mi, rrëmbeva një boks, dhe u largova drejt kryeministrisë. Kthej koken mbas kurrizit dhe aty shikoj gjithashtu një grup shumë të madh studentësh, për most ë thënë, pjesa dërrmuese e grupit që ishte aty. Në atë momënt kuptova që shumë student mendonin si unë, por disa nga frika për të folur e disa se nuk I linin nuk e thoshin dot që duhet të shkonim drejt kryeministrisë. Eh pra, ultimatum, i treguam qeverisë që ne jemi aq të vendosur për ultimatum saqë ne përcahemi më njëri-tjetrin.
Për mendimin tim ka dhe shumë gabime të tjera që cuan në ate fund të protestës por këto ishin më kryesorët.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.