Wed. Nov 13th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Teatrin nuk e shembi diktatura por po e shembin pazaret ” Bashkohu edhe ti mbro teatrin “

3 min read

Nga Anita Doçi

E trishtë kur shoh disa artistë që hasin të njëjtën frymë mbytëse politike për herë të dytë në jetën e tyre. Më përpara atyre u është mohuar të shprehin veten në artin që bënin, sot atyre ju mohohet të ruajnë trashëgimin e vet artistike. E trishtë kur shoh se unë dhe brezi im po arrin të prek renë e zymtë që nuk na u nda që nga diktatura.
E trishtë, por jo e habitshme!
Kur dëgjon historitë për ata shqiptarët trima, të ngjajnë me histori mitike. Aq të largta nga realiteti, aq të paimagjinueshme thua se nuk jemi pasardhësit e tyre. Shqiptarët sot, si robotë, të programuar për të mos reaguar ndaj asgjëje. Çfarëdo që të ndodhi e çfarëdo që të bëhet, ti mos reago. Mos bëj gabim që të kesh moral, tregohu sipërfaqësor. Rri duke u ankuar për politik, por mos u bëj politik. Mos u informo, mos mëso, rri tek zona gri se vetëm aty je i sigurtë dhe ”i painfektuar ”.
Situata politike në të cilën gjendet Shqipëria sot është një reflektim i zgjedhjeve të gabuara gjeneratë mbas gjenerate. Çfarë do bëjmë ne si gjeneratë? A na e lejon historia dhe një zgjedhje tjetër të gabuar? A mbajnë më “shpatullat” e saj gabime të tjera?
Teatri kombëtar mbart mbi vete qytetarinë dhe historinë e kombit tonë, është simbol i kulturës dhe i artit. Arti është një ”armë” e fuqishme. Përgjatë historisë së lëvizjeve dhe revoltave, arti gjithmonë ka reaguar kundër tiranisë, padrejtësive dhe pabarazive. Arti ka adresuar probleme sociale dhe ka sfiduar kufijtë dhe mentalitetet tradicionale, hieararkitë e shtetit ligjor të vendosura nga ata në pushtet. Arti ka siguruar hapsirë për të marxhinalizuarit për t’u dëgjuar, për t’u parë dhe kontribuar në ndryshime duke prodhuar njohuri, solidaritet apo thjesht duke rritur ndërgjegjsim.
Rezistenca e disa artistëve shqiptarë dhe e një pjese të shoqërisë civile po thyen nji tabu në psikologjinë paradoksale të shqiptarëve. Ndoshta me të vërtetë kemi prekur fundin, po mbledhim këmbët mirë, e po përgaditemi të dalim në sipërfaqe për t’u mbushur me frymë.
Historia e Shqiprisë ka faqe të bardha ende dhe pret që bijtë e saj të shkruajnë kapitujt e rinj, duke mbrojtur godinën triumfuese që po pengon zinxhirin e diktaturës.
Bashkohu dhe ti, Mbro Teatrin!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.