Sun. Jan 19th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Ish drejtori pergjithshem i rilindjes i akuzuar per vrasjen e matjanit

2 min read

???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

Partia Demokratike ka sulmuar dje drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, duke e akuzuar për vrasjen e pengut, Flamur Pisli, në vitin 1999, gjatë një operacioni policor. Demokratët publikuan një video në Komisionin parlamentar të Sigurisë, të një aksioni policor të zhvilluar 15 vite më parë, ku gjatë një pengmarrjeje autobusi, mbeti i vrarë një pasagjer. Në bazë të akuzave të opozitës, personi që udhëhoqi këtë operacion ku mbeti i vrarë gabimisht nga plumbat e policisë një pasagjer, ishte Artan Didi, sot kreu i Policisë së Shtetit. Deputetët Noka e Ristani kërkuan që kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, të hetohet. Deputeti demokrat, Flamur Noka, akuzoi drejtpërdrejt Artan Didin, se ka qenë pjesë e një operacioni ku u vra një peng, i pafajshëm. Në videon që u publikua në Komisionin e Sigurisë nga deputeti Noka, shfaqeshin forcat e policisë shqiptare, të cilat vranë shtetasin Flamur Pisli, i cili në këtë rast ishte thjesht një peng. Ngjarja e pengmarrjes së një autobusi me pasagjerë nga një shqiptar ndodhi më 28 prill të vitit 1999. Sipas Ristanit, personi që drejtonte operacionin e policisë shqiptare ishte vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi. Videoja është sqaruar nga afër edhe nga ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka. “Personi që afrohet është drejtori i policisë aktuale. Pasi është neutralizuar pengmarrësi, afrohet aty dhe në momentin që hapet dera del një nga pengjet, gjuhet mbi të dhe natyrisht që pengu është vrarë. Ajo që cilësojmë është roli i drejtorit në këtë histori i cili ishte dhe drejtuesi i operacionit dhe për çfarë arsye duhet të vritej një qytetarë i pafajshëm pasi është neutralizuar pengmarrësi?”, tha Noka. Ndërkaq, babai i pengmarrësit të autobusit, Nuredin Pisli, pas shfaqjes së videos, deklaroi se Artan Didi i ka borxh gjakun e djalit.  “Artan Didit do t’i çoj fjalë, kështu thotë Kanuni. Më ka borxh, gjakun e djalit dhe të mikut tim. Drejtësia deri më sot më ka zhgënjyer dhe mashtruar. Drejtësia më zhgënjeu, do t’i referohem Kanunit. Me Kanun, vrasësi duhet të mbyllet brenda, ose të merremi vesh”, shprehet Nuredin Pisli.  

???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.