Sat. Apr 4th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Murrizi plas “bombën”/ “15 deputetë, shokë qelie me Ilir Metën”

2 min read

Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit ka ngritur akuza të forta për procesin e vettingut.

Murrizi theksoi se 27 anëtarët që janë zgjedhur janë të kapur nga politika dhe janë vendosur me Konsensus.

Deputeti gjatë fjalës së tij preku edhe çështjen e Presidentit të Republikës që përflitet shumë ditën e fundit.

Sipas deputetit, 10-15 personat që i janë kundërvënë Ilir Metës do ta kenë shok në qelitë e burgut.

“Nga 194 aplikantë që aplikuan për të qenë pjesë e vettingut zgjodhët 27 njerëz të cilët gjatë viteve kanë pasur konflikt me drejtësinë. Janë njerëz që janë shkarkuar nga KLD. Keni vënë njerëzit më të përfolur që të jetë sa më i pisët vetting. Keni marrë njerëz që kanë qenë të akuzar edhe ata të opozitës që janë jashtë mbyllën gojën për disa qoka. Marrëveshjet i bëni për të mbuluar pisllëqet e juaja. Kjo është drejtësia e kullume që kërkoni ju? Halli që keni me Presidentin e Republikës ju, janë ja 10-15 veta që së shpejti do ta kenë shok në burgun e Peqinit e të jetoni si Pablo Eskobari me paratë e vjedhura. Ata që iu futën dy këmbët me një këpucë po kërkojnë sot sistemin zgjedhor. Mos drejtoni gishtin nga ky krah (opozita e re) sepse këto nuk kanë marrë një kokërr karamele”,-tha Murrizi./

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.