Sat. Apr 4th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Berisha shpërthen ndaj ndërkombëtarëve: Mos ndërhyni në…

2 min read

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ashpër dhe drejtpërdrejtë me ndërkombëtarët. Në nj deklaratë për gazetarët, nga selia e PD-së Berisha i cilësoi qesharake reagimet e ndërkombëtarëve, sipas të cilëve pas 30 qershorit kush kundërshton rezultatin e zgjedhjeve të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Këta thonë ta pushkatojmë këtë njëherë pastaj ta çojmë në gjyq”, tha ish kryeministri. Sipas tij OSBE/ OHDIR nuk duhet të kishte monitoruar këtë zgjedhje të paligjshme dhe monopartiake.

Po ashtu i drejtpërdrejtë ka qenë dhe për deklarata e ndërkombëtarëve që krimet zgjedhore duhet të hetohen nga drejtësia.

“Cila mafie në botë heton veten. Unë nuk jam kundër, nëse drejtësia do kishte hetuar s’do ishte kurrë kjo situatë. Që ajo pseudo reformë e Soros që do t’i jepte Ramës të gjitha pushteteve, që bëri drejtësinë në narko-drejtësi. Mafia nuk heton veten e vete. Shqiptarëve mos iu sugjerojnë gjëra galante, sikur këtu është një vend me një demokraci, këtu është një vend më të gjitha pushtetet e kapura. Kë do hetojë, opozita e pengoi hetimin? Nuk ngushëllohen shqiptarët me deklaratat të tilla, mos ndërhyni në gjëra që përpiqen të mbrojnë indirekt në çdo kusht palën e mafies në këtë vend”, tha Berisha

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.