Sun. Sep 22nd, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Heqja e vizave nga Hollanda. Ja vendimi

1 min read

Më 31 maj Holanda i dorëzoi KE kërkesën për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Sipas burimeve për “News 24”, kjo kërkesë është hedhur me poshtë.

Dhoma e Përfaqësuesve të Parlamentit Holandez me votat e shumicës së deputetëve kanë votuar pro rikthimit të vizave për qytetarët shqiptarë pak kohë më parë.

Lajmi u bë i ditur nga një prej gazetave më të mëdha në Holandë, e cila ka publikoi vendimin e marrë nga Parlamenti. Partitë që votuan pro këtij vendimi ishin CDA, VVD, PS dhe Christen Unie.

Anëtari i Parlamentit Madeleine van Toorenburg ka vënë në dukje se në vitin 2017, policia e Amsterdamit dhe autoritetet e drejtësisë kërkuan që të rifillohej kërkesa për vizë. Kjo për arsye se shumë kriminelë shqiptarë janë të përfshirë në krime të rënda, si trafikimi i drogës dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.