Sat. May 30th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Votime të lira e demokratike? OSBE: S’e përdorim më këtë frazë

2 min read

TIRANË

Me gjithë këmbënguljen e gazetarëve, shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për procesin e votimit të 30 qershorit Audrey Glover nuk ka mundur t’iu thotë shqiptarëve a ishin të vlefshme këto zgjedhje.

E pyetur nëse këto zgjedhje ishin të lira, demokratike, të ndershme e të qeta, pas disa kapërdimeve Glover tha se nuk përdoret më kjo frazë, duke gjetur ‘shpëtim’ me shtesën, se në raportin përfundimtar do jenë të identifikuara fushat që kanë nevojë për punë.

Megjithatë e dërguara e OSBE arriti të thotë se ‘ndoshta shumica e rekomandimeve ende nuk janë zbatuar’ duke iu referuar të gjitha proceseve zgjedhore në vend pas rënies së diktaturës

E gjithë Shqipëria po pret një fjali të qartë lidhur me cilësinë e këtyre zgjedhjeve. A ishin të lira, demokratike, të ndershme, të qeta apo jo? Sepse vëzhguesit ndërkombëtarë dhe gazetarët janë në anën e qytetarëve, ti qartësojmë ata. A është një standard i shkelur që nuk votuan të lirë?
Siç e dini ne nuk e përdorim më frazën të lira dhe të ndershme. Sepse mund të ndodhë që të jenë të lira por jo të ndershme dhe anasjelltas. Por në raportin përfundimtar i identifikojmë dhe fushat që mendojmë se kanë nevojë për punë.
Në fakt siç thashë në raportin përfundimtar do të ketë rekomandime për fusha që kanë nevojë për përmirësime. Siç e dini rekomandime janë bërë shumë, në 13 zgjedhjet e shkuara. Kam frikë se ndoshta shumica e atyre rekomandimeve ende nuk janë zbatuar.
Sa i përket pyetjes suaj lidhur me presionin mbi votuesin, është e qartë se votuesit duhet ti njohin mirë programin dhe kandidatët, është e qartë që presioni nuk duhet të lejohet mbi zgjedhësit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.