Tue. Dec 10th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Megaskandal me vjedhjen haptazi te votave

1 min read

Nuk kanë të ndalur çuditë në këtë vend, pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Dihet që pasi populli voton, komisionerët nisin numërimin e fletëve të votimit, por ajo që nuk shkon në bashkinë e Urës Vajgurore, është fakti që janë konsistuar më shumë vota sesa fletë votimi.

Sipas të dhënave zyrtare nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të bëra publike mbrëmjen e djeshme, në Urën Vajgurore kanë votuar 5900 qytetarë, ose 19.18 për qind.

Image

Por numërimi i votave të gjetura në kuti, kanë shfaqur edhe skandalin.

Po sipas të dhënave zyrtare nga ana e KQZ-së të publikuara në faqen zyrtare, kandidatja e PS-së në bashkinë e Urës Vajgurore ka fituar me 7666 vota, ose thënë ndryshe 100%.

Diferenca mes votuesve dhe votave të gjetura në kuti është 1766 vota, të cilat duket se janë mbushur gjatë ditës nga ana e komisionerëve socialistë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.