Sat. May 30th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Mediat e huaja “kryqëzojnë” Ramën: Pjesmarrja e ulët është lajm i keq për qeverinë

1 min read

Mediat e huaja e raportojnë pjesëmarrjen e ulët të votuesve në zgjedhjet e sotme, si një lajm të keq për qeverinë.

Pas Zërit të Amerikës, edhe Al Jazeera thotë se se pjesëmarrja nuk është inkurajuese për qeverinë.

Gazetari i Al Jazeera, John Psaropoulos raporton nga Tirana se “pjesëmarrja e dobët nuk mund të jetë një lajm inkurajues për qeverinë e socialistëve”.

Ai shton se “opozita kishte frikë nga rezultatet e pandershme të zgjedhjeve”.

“Pjesëmarrja e ulët nënvizon sesa të diskutueshme ishin këto zgjedhje dhe shton një tjetër parametër tek pikëpyetjet për to”.

Psaropoulos thotë se vëzhguesit ndërkombëtarë do të njoftojnë të hënën nëse zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të drejtë apo jo. “Por ka pasur shumë pak incidente dhe jo dhunë të vërtetë. Problemi i vërtetë është se këto në fakt ishin zgjedhje njëpartiake”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.