Sat. May 30th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Mat/ Kandidati i PS, fitues me 114 vota më shumë se pjesëmarrja

1 min read

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidat në KZAZ nr.16, në Bashkinë Mat. Nga rezultatet e publikuara të cilat shpallin fitues Agron Malajn (pa rival në garë) ka mospërputhshmëri të shifrave në raport me pjesëmarrjen. Kështu, KQZ raporton se Malaj ka marrë 7936 vota, 243 vota janë te pavlefshme, ndërsa kanë votuar 8182 persona.
Shifrat nuk përputhen me ato që publikoi KQZ mbrëmjen e kaluar kur raportoi pjesëmarrje prej 8068 votues. Kësisoj, kandidati socialist shpallet fitues ne 114 vota më shumë nga sa ka qenë pjesëmarrja. Një dukuri e çuditshme kjo e konstatuar edhe në disa bashki të tjera. Qëllimi ka qenë rritja fiktive e pjesëmarrësve në votimet e djeshme nga ku dyshohet se kanë votuar më pak se 20% e qytetarëve me të drejtë vote.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.