Sat. May 30th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

LIVE/ OSBE: Zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur

2 min read

Një ditë pas procesit të 30 qershorit misioni i OSBE/ODIHR ka dalë në një konferencë për mediat për të prezantuar raportin paraprak të vëzhguesve. Gjetjet e raportit u bënë me dije nga shefja e misionit të vëzhguesve OSBE/ ODIHR, Audrey Glover
Dua të falenderoj ministrinë e jashtme që na ftoi për të vëzhguar këto zgjedhje. Këto janë zgjedhjet e 14-të që vëzhgojmë në Shqipëri.
Kemi mbërritur si mision më 23 maj, më pas erdhën vëzhguesit afatgjatë e afatshkurtër. Ne vëzhgojmë të gjithë procesin sepse ajo që ndodh para ditës së zgjedhjeve është po aq e rëndësishme.

Jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa ndonjë axhendë të fshehtë. Jemi plotësisht të paanshëm e lëmë faktet të flasin. Ne nuk na intereson kush i fiton zgjedhjet, i vlerësojmë ato në bazë të përputhshmërisë së tyre me angazhimet e OSBE. Zgjedhjet lokale u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e lektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, qeveria ishte e vendosur t’i mbante ato. Në këtë klimë të një ngërci politik, zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur. “ u shpreh Glover.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.