Tue. Dec 10th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Durresi thyen rekordin, dalin 5 mije vota me shume sec jane votues

1 min read

Anomali të shumta janë regjistruar gjatë numërimitt të votave për zgjedhjet e djeshme.

Në shumë bashki rezulton numër më i madh votash se votuesish. KQZ u mundua të justifikohej, duke thënë se shifrat nuk janë të sakta, pasi janë marrë me telefon.

As Durrësi nuk kishte si t’i shpëtonte kësaj maskarade. Në Durrës garonin Valbona Sakollari për BD dhe Valbona Sako për PS.

Në shifrat e mbrëmshme të KQZ thuhej se numri i votuesve në Durrës ishte 35.062.

Ndërkohë në total pas numërimit rezultojnë 40.263 vota, nga ku 34.026 shkojnë për kandidaten e PS, 3629 për kandidaten e BD dhe 3029 janë të pavlefshme.

Edhe pse në njoftimin e KQZ thuhet se shifrat janë paraprake, një diferencë prej 5201 votash është shumë e madhe për të gabuar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.