Tue. Dec 10th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Qeveria e Ramës kapet me presh në dorë, qytetari ia plas në fytyrë: Ti je ministre e shtetit, nuk lejohet këtu!

2 min read

Procesi i votimeve në vendin tonë ka vijuar i qetë deri më tani. Në disa qytete në fletët e votimit janë të shkruar vetëm emrat e kandidatëve të PS-së, pasi opozita ka refuzuar të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Ndërsa në redaksinë e JOQ Albania ka shkruar një qytetar, i cili thotë se ministrja Belinda Balluku po bën fushatë në KZAZ.

Ai ka nisur disa foto në redaksinë e JOQ Albania dhe thotë se ministrja Balluku ka shkruar me telefon në dorë duke bërë foto në KZAZ.

 Mesazhi i tij:

I bejm thirrje ministres Belinda Balluku ti terheq se nuk lejohet administrata shteterore te bej fushat ne KZAZ. Ministrisja Belinda Balluku ne Vore . Nuk e di a lejohet qe ministrisja e transportit te dal ne terren diten e  votimeve duke intimiduar njerëzit.

Po ashtu qytetari i është drejtuar duke i thënë se ajo është ministre dhe se nuk lejohet.

Ai tregon se i ka thënë:

Bravo ministre. Ti je ministre e shtetit, nuk lejohet këtu. Je ministre zonjë.’’

Kujtojmë këtu se Balluku është një prej ministreve më të preferuara të Ramës, madje ai e ka cilësuar edhe si ‘’shtriga’’, pasi sipas asaj që thotë ai është një prej ministreve që punon më shumë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.