PS bie, socialistët lënë…
1 min read
Ditën e sotme në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet lokale të shumë kontestuara. Pjesëmarrja ishte jashtë mase e ulët dhe kjo gjë ishte e pritshme.
Në 31 bashki PS kandidonte e vetme dhe ky fakt u cilësua nga opozita si rikthim në diktaturë. Referuar shifrave, KQZ në votime sot kanë marrë pjesë 671 mijë persona.
Kjo shifër është shumë e ulët në krahasim me ato që Partia Socialiste mori në 2017-ën. Kujtojmë këtu se në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, Aleanca për Shqipërinë Europiane mori 764 mijë vota.
Nga diferenca rezulton se PS ka humbur 93 mijë votues. Kjo tregon që edhe vetë socialistët e kanë humbur besimin te qeverisja e Edi Ramës. Ndërkohë nga 1.614.000 votues që ishin në 2017, rreth 1 milion zgjodhën të bojkotojnë procesin.