Sat. May 30th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

KQZ : Zyrtare sa % shqipëtarëve votuan sot

2 min read

Ashtu siç ishte parashikuar, në orën 19:00 është mbyllur procesi zgjedhor në të gjitha qendrat e votimit, në 61 bashkitë e vendit. Votimi nisi në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe qytetarët shqiptarë iu drejtuan për 12 orë kutive të votimit për të zgjedhur kryebashiakët e rinj, por edhe anëtarët e Këshillave Bashkiakë.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja e qytetarëve në votim në zgjedhjet vendore të 30 qershorit është 21.6% e përkthyer në numër zgjedhësish sipas institucionit të administrimit të zgjedhjeve kanë votuar 771 863 votues. Kutitë me fletët e votimit janë dërguar drejt KZAZ-ve ku do të nisë edhe numërimi i votave.
Zgjedhjet lokale u zhvilluan në 61 bashki për këshillin dhe kryetarët në mbarë vendin, por garë ka vetëm në 30 bashki, pasi në 31 të tjera Partia Socialiste është e vetmja që ka kandidatë. Mes 97 kandidatëve për kryebashkiakë, vetëm 10 janë zonja. 23 prej socialistëve janë rikandidime.
Në të gjithë vendin u hapën 5417 Qendra votimi, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme KQZ njoftoi se, sipas Kodit Zgjedhor u shpërndanë materialet zgjedhore në 90 KZAZ. Të drejtën për të shkuar te kutia e votimit e kanë 3.464.328 qytetarë shqiptarë. Të gjithë ata që kanë votuar, kanë vendosur shenjën e tyre në dy fletë votimi: për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive, si dhe parlamentet lokale, pra këshillat bashkiakë.
Për herë të parë që nga pluralizmi, këto ishin zgjedhjet ku në gjysmën prej bashkive nuk ka dy kandidatë në garë, për shkak se opozita, ku bëjnë pjesë shumica e partive të djathta (PD, PR, PDIU, PBDNJ, LZHK) dhe LSI, nuk morën pjesë në zgjedhje, me pretendimin se ato nuk janë të lira e të ndershme, duke marrë shkas nga përgjimet e publikuara pak kohë më parë, që lidheshin me blerjen e votave në zgjedhjet lokale 2016 në Dibër dhe një vit më vonë në zgjedhjet e përgjithshme në Durrës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.