Tue. Dec 10th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Basha mesazh të rëndësishëm qytetarëve pak orë para 30 qershorit

2 min read

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se ditën e nesërme nuk ka zgjedhje, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të distancohen nga dhunës.

Basha theksoi se zgjedhjet e ditës së nesërme janë anti-kushtetuese, ndërsa Rama nuk do të rrëzohet me dhunë, me drejtësi.

“Nesër në Shqipëri nuk ka zgjedhje, zgjedhjet janë mekanizmi si të vendosin, por nesër nuk ka zgjedhje. Zgjedhjet janë shprehje e vullnetit të lirë të njerëzve, por nesër nuk ka liri. Nesër do të shkelet ligji. Unë e di që shumë nga ju kanë dashur e pritur që nesër të mos kishte votime fars, por e vetmja mënyrë për ta arritur këtë do të ishte mënyra e dhunshme, që do të shkaktonte vëllavrasje e humbje njerëzore. Dhuna nuk do të prodhonte as përfitime politike, por thjesht do të sillte një ndjenjë të rreme të triumefit të çastit. Unë dhe demokratët nuk besojmë te dhuna, ndaj dhe sot dua t’iu them të gjithëve, jini krenarë, sepse i keni bërë një shërbim të madh Shqipërisë, duke mos rënë pre e dhunës të orkestruar nga Rama. Ky regjim është plagosur për vdekje dhe do rrëzohet shumë shpejt. Rama nuk kupton asnjë gjuhë tjetër, vec dhunës. Unë nuk besoj se dhuna është zgjdhje, unë besoj se forca jonë qëndron te këmbëngulja e drejtësia e asaj që kërkojmë, te bashkimi, durimi e kurajoja. Asnjë pushtet politik që del nga dhuna nuk ka sjellë kurrë asgjë të mirë për popullin. Nga dhuna nesër nuk përfiton askush përvec Edi Ramës. Dhuna dhe viktimat i vlejnë vetëm Ramës. Rrëzimi i Ramës nuk do të vijë duke përplasur shqiptarët, duke goditur e rrahur njëri-tjetrin”, tha Basha.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.