Sun. Mar 29th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Aleatet i kthehen kunder Kryeministrit

1 min read

Ditën e sotme, presidenti Ilir Metapriti në zyrën e tij krerët e partive opozitare.

Temë diskutimi ishte caktimi i një date të re për zgjedhjet.

Në takim mori pjesë edhe aleati i Ramës, Paskal Milo, i cili është kryetar i PSD.

Pas takimit me Metën, Milo tha se zgjedhjet e njëanshme nuk i shërbejnë integrimit.

Sipas tij, nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve, por stabiliteti i tyre.

Në fund ai ka përsëritur gatishmërinë, për vazhdimin e bisedimeve, deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Milo tha:

Zgjedhjet e njëanshme nuk i shërbejnë integrimit, zgjedhjet duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Nuk më ndalon askush të shpreh qëndrimin tim. Nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve por stabiliteti i zgjedhjeve, unë vazhdoj të jem në aleancë me Ramën. Jam i gatshëm për bisedime në spektrin politik, gati të vijoj bisedimet për gjetjen e zgjidhjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.