Sun. Mar 29th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Ish deputeteja e PD: Edi Rama vijon grushtin e shtetit ndaj institucioneve

3 min read

Sikur të mos i mjaftonin përgjimet e gazetës gjermane Bild, ku dilnin në pah superskandale, prej të cilave minimalisht Edi Rama duhej të dorëhiqej, merr persiper të shkarkoje dhe Presidentin. Dhe jo vetëm, por ka marrë peng çdo institucion, dhe e ka vendosur ne favor e në mbështetje të skandaleve të tij. Nderkohë institucionin më të rëndesishëm, parlamentin e mban peng edhe pse është në shkelje të kushtetutës, duke qenë që nuk përmbush numrin e plotë të deputetëve siç e parashikon kushtetuta.
Nga ana tjetër, zgjedhjet në bazë të kushtetutës zhvillohen vetëm nëse dekretohen nga Presidenti i Republikës, i cili ka të drejtë të plotë të ç’dekretojë çdo vendim i cili ka të bejë me stabilitetin e vendit. Situata në Shqipëri po precipiton prej muajsh nga momenti kur opozita u largua nga parlamenti dhe me fakte kërkoi parreshtur dhe kërkon dorëheqjen e kryeministrit, të përfshire në afera korruptive dhe bashkëpunim me bandat e krimit në shitblerjen e votës.

Gjithashtu një shkelje tjetër institucionale, është edhe refuzimi nga KQZ i dekretit të Presidentit. Të gjitha këto shkelje të rënda provojnë grushtin e shtetit, me anë të të cilit kryeministri po tenton të mbajë me dhunë karrigen e tij. E vetmja zgjidhje kushtetuese eshte ç’dekretimi i datës së zgjedhjeve, e vetmja e drejtë është vendimi i Presidentit, e vetmja rrugë do të jetë shpërndarja e Parlamentit, largimi i Edi Rames, krijimi i një qeverie tranzitore, dhe me konsesus mes palëve vendosja e një date për zgjedhje parlamentare dhe lokale.

Kjo është rruga që e çon procesin drejt një vijimësie institucionale. Çdo propozim apo tentative tjetër, e njëanshme, apo marionetave të Ramës, çon në destabilitetin e situatës, çka nuk është në të mirë të vendit e qytetarëve. Ja që çdo fakt që opozita, shpalosi në të gjithë keto muaj, e keto 6 vite u vertetua qartësisht.

Me këtë kryeminister i cili merr peng çdo institucion të shtetit, për ta përdorur në favor të tij, me këtë kryeminister i cili nuk mund të pranojë garë të pastër, por vetëm të mbështetur nga figura banditesh, me këtë kryeminister i cili nuk pyet për qytetaret kur bëhet fjalë për interesat e tij përsonale, me këtë kryeminister i cilin mohon këdo e gjithçka kur qellimet e tij nuk realizohen. Edi Rama, në këtë beteje do te gjendesh i vetëm, i humbur e i rropatur.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.