Mon. Dec 16th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Protesta e opozitës, Zbardhet plani i ditës së sotme

1 min read

Ashtu siç është paralajmëruar opozita e bashkuar do të zhvillojë sot në orën 19:00 protestën e tetë kombëtare.

Mësohet se Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Shtetit për protestë-marshim deri në orën 23:59, ndërsa njësoj si në protestat e fundit, Policia ka dhënë leje për mbajtjen e tubimit deri në orën 21:00.

Burime nga Partia Demokratike thanë se edhe në këtë protestë skenari do të jetë i njëjtë, qytetarët do të protestojnë fillimisht para kryeministrisë dhe më pas do të marshojnë drejt Parlamentit, ndërsa do të përdoren forma të ndryshme për të ironizuar edhe vizualisht qeverinë pas publikimit të audio-përgjimeve nga revista “Bild”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.