Tue. Dec 10th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Kreu i FRPD Belind Këlliçi shpërthen ndaj Veliajt

2 min read

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt, pas deklaratës së këtij të fundit teksa tha se “Basha shkoi në Berlin të takonte Merkelin e takoi një prift”.

“Guxoi sot të fyejë Kishën Katolike dhe të gjithë komunitetin katolik shqiptar”, shprehet Këlliçi ndaj Veliajt. Këlliçi ka theksuar se vrasësi i Ardit Gjokaljt ka bërë ofendime ndaj Kishës Katolike.

Reagimi i Këlliçit:

Vrasesi i Ardit Gjoklajt, njeriu qe premtoi se nuk do kishte asnje ndertim dhe ka betonizuar Tiranen me parate e krimit, guxoi sot te fyeje kishen katolike, Ambasadorin e saj ne Vatikan dhe gjithe komunitetin katolik shqiptar e me gjere. Lulzim Basha takoi ne Gjermanine e tronditur nga mafia qe drejton Shqiperine dhe qe blen vota per llogari te Edi Rames e qe pastron parate per llogari te Edi Rames dhe Erion Veliajt, perfaqesuesin e Vatikanit ne Berlin.

Turp per ofendimet qe i ben nje personaliteti te tille! Sa per mbeshtetjen e Gjermanise per Edi Ramen, besoj e pe tek refuzimi edhe per ta marre ne konsiderate rekomandimin per hapjen e negociatave, qe eshte nje lajm i tmerrshem per Shqiperine dhe merite personale e Edi Rames. Shqiperia ne duart e batakcinjeve si Erion Veliaj e krimineleve te lidhur me pushtetin po izolohet cdo dite e me shume dhe kjo eshte fatkeqesi per shqiptaret. Sa per ty e dine qytetaret e Tiranes cfare ke bere per qytetin! Rrite taksat, tatimet, betonizove qytetin duke shkaterruar hapesirat e gjelbra, vrave nje te ri nga babezia per para dhe po shkaterron trashegimine e qytetit vetem e vetem per para, me te cilat me pas ti bashke me PS, te blini votat per te mbajtur pushtetin tuaj te kalbur me cdo kusht e cmim! Turp!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.