Sat. Dec 7th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

70 mijë qytetarë nga rrethet drejt Tiranës për protestën kombëtare, Tirana mban peshën kryesore në organizim opozitar

2 min read

Protesta e 8të kombëtare e opozitës pritet të jetë më e madhja e regjistruar ndonjëherë në vend. Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se kanë mbërritur ose janë rrugës për në Tiranë rreth 70 mijë qytetarë. Ata do të marrin pjesë në protestën përpara kryeministrisë, e cila do të nisë për rreth një orë. Parashikimet për pjesëmarrjen në protestë janë disi më të larta se ajo e 25 Majit, ku llogariteshin rreth 65 mijë protestues nga rrethet, pa llogaritur qytetarët e qarkut të Tiranës, të cilët, sipas strukturave organizative të Partisë Demokratike, janë zemra e protestës. Njësoj si që nga 16 Shkurti, kërkesa kycce e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Qarku Durrës – 9850 qytetarë
Qarku Kukës – 4100 qytetarë
Qarku Shkodër – 10600 qytetarë
Qarku Dibër – 5550 qytetarë
Qarku Lezhë – 7400 qytetarë
Qarku Korçë – 5600 qytetarë
Qarku Berat – 4050 qytetarë
Qarku Fier – 5800 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2400 qytetarë
Qarku Elbasan – 8200 qytetarë
Qarku Vlorë – 5250 qytetarë

Protesta pritet të nisë zyrtarisht rreth orës 19.15-19.30 dhe folësi kryesor i saj do të jetë Kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.