Sat. Dec 7th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Përgjimet, Çupi: Shqiptarët u tronditën, Qeveria të dorëhiqet

2 min read

TIRANE

Ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi e ftuar në studion e lajmeve në News 24 ka komentuar situatën politike në vend dhe kauzën e Partisë Demokratike pas publikimit të përgjimeve nga e përditshmja gjermane ‘Bild’. Sipas Çupit, shqiptarët qoftë të majtë apo të djathtë janë tronditur nga këto përgjme që tregonin me zë sesi kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, diskutonte përmes telefonit me grupin e Avdylajve pazare votash. Ajo tha ndër të tjera se shqiptarët presin dorëheqjen e menjëhershme të kësaj Qeverie.

Unë e kuptoj ironinë tuaj në pjesën e dytë të fjalisë. Opinioni publik është i tronditur me fakte dhe prova dhe fakte. Ajo çfarë panë shqiptarët në 6 regjistrime rrjesht janë tronditëse. Gjithë shqiptarët panë me zë dhe më figurë si manipulohen votat. Tani nuk ka mbetur asnjë shqiptar qoftë i majtë apo i djathtë që të mos jetë tronditur nga këto përgjime. Ka një problem, sot një mikesha ime socialiste tha se nuk marrim guximin të dalim në media dhe të dalim të mbrojmë atë që pamë dje. Sigurish nga ana tjetër çdo tendencë për të minimizuar atë që ndodhi, dua të shikoj anën tjetër që kryeministri bën thirrje për dialog dhe bën të paditurin. Nuk mund të bëhen të dyja.
Nuk ka nxjerrje të sekretit hetimor. Votat e vitit 2017 janë të blera. 20 % e votave është e blerë dhe e shitur thjesht shqiptarët panë dje me zë dhe figurë atë që PD ka denoncuar. Sot, dje apo sot shqiptarët po përkrahin kauzën e PD që ne kemi bërë vendimin më të mirë të mundshëm për të qenë në krah të qytetarëve.
Ajo që presin shqiptarët është dorëheqja e menjëhershme e kësaj Qeverie. Ajo çfarë ndodh në fakt, është një tendencë e kësaj Qeverie për ta minimizuar. Asgjë nuk e pengon këtë Qeveri që të ikë një herë e mirë. Po largon të rinjtë jashtë. “-tha Çupi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.