Sat. Dec 7th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

E FUNDIT/ “Dako merr fatin e Tahirit”, “shitet” nga Rama: Gjushi nuk është më i joni, të vihet para drejtësisë

1 min read

I ftuar në “Real Story” përballë gazetarit Sokol Balla, kryeministri Edi Rama, ka komentuar për herë të parë përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

Kreu i qeverisë sulmoi edhe Prokuroren e Përgjithshëm të Përkohshme, Arta Marku, duke e cilësuar absurd urdhrin e saj për të mos lejuar mediat për të nxjerrë skandale.

“Më duket një urdhër absurd i Prokurorisë që ju kërkon mediave të mos e publikojnë. Urdhër absurd nuk e di kujt ligji i referohet apo jo, por është absurd sepse mediat kanë të drejtë të publikojnë çdo gjë që ju bie në dorë”, është shprehur Rama.

Sa i përket kryebashkiakut të Durrësit, Rama u shpreh: “Sa u përket përgjimeve, Vangjush Dako nuk është më kandidat për Bashkinë e Durrësit, është njeri i lirë dhe mund të vihet para drejtësisë”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.