Mon. Dec 9th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Sondazhi i IPR, Sa bashki fiton opozita nëse hyn tani në zgjedhje tani

2 min read

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale zbulon bashkitë që fiton opozita nëse do të hynte sot në zgjedhje.

“Nëse opozita hyn tani në zgjedhje, pa fushatë fare fiton bindshëm në: Shkodër, Lezhë, Kukës, Bulqizë, Mat, Laç, Kamëz, Vorë, Cërrik, Sarandë, Delvinë, Rrogozhinë, Kavajë, Çorovodë, Finiq, Tropojë, Konispol e Pustec.

Me një kandidat të mirë dhe me pak fushatë fiton: Elbasanin, Tiranën (me pak vota diferencë), Hasin, Pukën, Dibrën, Krujën, Mallakastrën, Korçën, Kuçovën, Urën Vajgurore, Selenicën, Peqinin, Përmetin dhe Këlcyrën”.

Bindjen e tij, Manjani e lidh me sondazhin e IPR Marketing, transmetuar në RTV Ora mbrëmjen e 21 majit 2019, ndërsa thkson se kushti është që duhet të jetë e organizuar.

“Kjo është bindja ime e mbështetur edhe në sondazhin e IPR Marketing.

Por kushti është që opozita të jetë unike dhe e organizuar mirë në terren.

Prandaj Rama nuk ka interes të dialogojë për të lejuar Opozitën të konkurrojë se është HUMBËS!

Ndoshta vërtetë opozita duhet të konsiderojë opsionin hyrje në zgjedhje, qoftë dhe me një shtyrje minimale të datës së zgjedhjeve, sa për të lejuar KQZ të bëjë rregjistrimet dhe përgatitjen e infrastrukrurës zgjedhore…

Ndoshta, them me kaq informacion sa kam nga lajmet. Por edhe nga ndjesia e përgjithshme që ekziston nga frika e përplasjeve të dhunshme.

Dhuna nuk pranohet nga askush! Deri më sot monopolin e dhunës e ka qeveria, e cila po bën çmos t’ja kalojë opozitës”.

Manjani shton që opsioni që të ikë Rama është i drejtë, por realisht kjo nuk është dëshira e tij.

“Nga ana tjetër, opsioni që të ikë Rama që të fitohen zgjedhjet më duket i drejtë, por jo i dëshiruari.

Edi Rama duhet mundur në pushtet, aty ku është, tani në zgjedhje lokale dhe pak më vonë në zgjedhjet politike…

Jam i bindur se është plotësisht e mundshme që të mundet megjithë potencialin kriminal, financiar e propagandistik që ka!

Jam i bindur sepse ka kaluar çdo limit konsumi dhe arroganca e tij është gropa politike që i ka hapur vetes.

Por mendim e kam këtë që sapo shkrova. Mbase shërben ndokund…”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.