Mon. Dec 16th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Skandal : Arta Marku fsheh pasuritë dhe përfiton edhe nga fondet e shtetit që i paguan qiranë

2 min read

Shteti i paguan qiranë Arta Markut në shumën 271 150 lekë në vit, ja sa pagë merr si kryeprokurore

Të ardhurat e kryeprokurores Arta Marku janë vetëm dy: Paga e saj dhe paga e bashkëshortit oficer i policisë gjyqësore. Gjatë vitit 2018, Arta Marku deklaron 1 769 154 lekë pagën vjetore si Prokurore e Përgjithshme dhe 918 478 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortit si oficer i policisë gjyqësore. Për shkak të punës, Arta Marku ka jetuar në Tiranë me qira. Qiraja vjetore i është rimbursuar nga shteti në vlerën 271 150 lekë. Gjatë vitit 2018, Arta Marku thotë se nuk ka kursyer para, madje deklaron boshatisjen e dy llogarive bankare në vlerat 241 207 lekë dhe 73 537 lekë. Më parë, Arta Marku ka deklaruar apartament me sipërfaqe 60 m2, privatizim i banesës shtetërore, pjesë 25 %, apartament banimi me sipërfaqe 103 m2, me vlerë 5 000 000 lekë dhe shtëpi banimi në bashkëpronësi me prindërit, me sipërfaqe 55 m2, pjesa 1/3.

Pasuria e fundit e Arta Markut

Gjendja e llogarisë, minus 241 207 lekë.

Gjendja e llogarisë, minus 73 537 lekë.

Të ardhura nga paga si Prokurore e Përgjithshme, 1 769 154 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si oficer i policisë gjyqësore, 918 478 lekë.

Rimbursim për qiranë e banesës, 271 150 lekë.

Dieta për përballimin e shpenzimet në lidhje me shërbimet për shkak të detyrës, 1 280 euro.

Rimbushje e kartë së kreditit, 553 176 lekë.

Kredi bankare për shtëpi, shlyer 432 982 lekë, detyrimi i mbetur 1 461 049 lekë.

Pasuri të përparshme

Apartament me sipërfaqe 60 m2, privatizim i banesës shtetërore, pjesë 25 %.

Apartament banimi me sipërfaqe 103 m2, me vlerë 5 000 000 lekë.

Shtëpi banimi në bashkëpronësi me prindërit, me sipërfaqe 55 m2, pjesa 1/3.

Kredi për blerje pajisjesh për shtëpi, 153 600 lekë.

Kredi afatgjatë për shtëpi, mbyllur kredia, 2 507 128 lekë.

Paga si prokurore, 1 238 813 lekë.

Paga e bashkëshortit si Oficer i Policisë Gjyqësore në Shkodër, 885 773 lekë.

Ky post është marrë nga Pamfleti

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.