Sat. Dec 7th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Pas përgjimeve të BILD, ‘zhduket’ Vangjush Dako!

1 min read

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako nuk ka pranuar të komentojë përgjimet e reja që kanë dalë ditën e sotme nga media gjermane ‘Bild’, të publikuara nga gazetari gjerman Piter Tide.

i kontaktuar nga A2CNN, Dako ka pohuar se aktualisht nuk ka asnjë koment për të bërë lidhur me këto përgjime.

Ai nuk është paraqitur në ambientet e bashkisë që ai drejton prej rreth 12 vitesh apo 3 mandate.

Ndërkohë, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Durrës, në një reagim për mediat, tha se personi që figuron në përgjime, Ivo Doçi, nuk ka qenë ndonjëherë drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës dhe as është aktualisht.

Megjithatë, A2 CNN ka mësuar se Doçi ka qenë përgjegjës i repartit të Ujësjellës Kanalizimeve në Shijak në momentin që zëri i tij del në përgjime, një detyrë që vazhdon të mbajë edhe sot.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.