Sat. Dec 7th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Nuk përmbahet ish ministri Rilindjes tani po i vjen era M…

1 min read

Edhe Nard Ndoka, kryetari i Partisë Demokristiane ish deputet dhe ish minister , është befasuar nga moria dhe larmia e negociatave të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos, me kreun e një bande kriminale, Astrit Avdylajn, për të shtënë në dora vota për PS-në.

“Rilindjes po i vjen era mut!” ka shkruar Ndoka në Fb pa asnjë dorezë, pasi ka lexuar audiopërgjimet e publikuara nga media gjermane “Bild” , që kanë shokuar opinionin. Por, duket se ato e kanë shokuar edhe vetë politikanin, për nga “pasuria” e materialit që është shfaqur përderisa ka dalë në një konkluzion të tillë pa kurrfarë diplomacie. Ndoka madje edhe ka replikuar me një qytetar, që për atë fjalën e pistë, të gjente një fjalë tjetër, si për shembull, hale. Mirëpo Ndoka e ka refuzuar prerë: “Hale” është turqisht, fjalori i preferuar i Ramës!”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.