Mon. Dec 9th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Njëlloj si në diktaturë prokuroria ndalon me urdhër mediat të publikojnë skandalin e Dakos

3 min read

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga “Bild”.

Në reagimin e këtij institucioni thuhet se hetimet do të nisin për çdo person që ka konsumuar vepër penale, ndërsa theksohet se ka ende prokurorë të cilët bëjnë pazare për dosjet që janë nën hetim.

Prokuroria ka kërkuar që të nisin menjëherë hetimet për personat që dyshohet se kanë nxjerrë sekretin hetimor, duke i dorëzuar përgjimet gazetarit të “Bild”.

Reagimi

Duke marrë shkas nga publikimi i disa materialeve të përgjimit në gazetën gjermane Bild, Prokurori i Përgjithshëm njofton opinionin publik se po ndjek cështjen me shumë vëmendje dhe ashtu sic ka kërkuar edhe më përpara, kërkon dhe u bën thirrje prokurorëve që kanë në hetim cështjet 339 dhe 184, si autoritetet e vetme në ushtrimin e ndjekjes penale për këto cështje, që të hetojnë dhe të zgjidhin pa humbur kohë këto çështje, duke vënë para përgjegjësisë penale këdo që ka konsumuar një vepër penale. Ky është jo vetëm detyrim kushtetues dhe ligjor, por edhe një detyrim publik për të bërë të qartë cfarë ka ndodhur me këto cështje dhe cfarë kanë ato në përmbajtje.

Prokurori i Përgjithshëm ndjehet i indinjuar që në radhët e prokurorisë akoma militojnë prokurorë apo punonjës të tjerë që janë gati që për interesa të vogla personale të bëjnë pazar me çdo dosje penale duke kontaminuar opinionin publik me informacione të pahetuara dhe të paverifikuara nga ata vetë si autoritete përgjegjëse për hetimin dhe verifikimin e tyre.

Prokurori i Përgjithshëm i bën thirrje prokurorisë kompetente që të hetojë me shpejtësi nxjerrjen në publik të akteve që përbëjnë sekret hetimor dhe të vihet para përgjegjësisë penale kushdo, prokuror, oficer i policisë gjyqësore apo dikush tjetër që ka poseduar për shkak të ligjit CD-të dhe në vend që të ushtronte funksionet ligjore dhe të kryente hetimin objektiv, ka bërë publikimin e tyre.

Prokurori i Përgjithshëm njofton opinionin publik se ka filluar një verifikim administrativ të mënyrës sesi kanë lëvizur CD-të dhe DVD-të, si dhe çdo material tjetër përgjimi, nga Zyra e Përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, në drejtim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjithashtu, Prokurori i Përgjithshëm, në zbatim të kompetencave aktuale njofton opinionin publik se ka miratuar udhëzimin nr.4, dt.26.10.2018 “Për përgjimet” ku përcaktohen në detaje rregullat për ruajtjen e sekretit të përgjimit. Nxjerrja e sekretit ka ardhur jo si pasojë e mungesës së ligjeve apo akteve nënligjore dhe administrative, por për arsye të tjera larg çdo norme ligjore apo morale.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.