Sat. Dec 7th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Irritohen Rilindasit fajin për përgjimet e kanë prokurorët që i nxorrën të arrestohen

2 min read

Socialistët janë tronditur nga publikimi i përgjimeve të reja, në lidhje me dosjen 339/1. Pikërisht në momentin kur në mediat shqiptare u publikuan të zbardhura përgjimet e publikuara nga Bild, në komisionin e Ligjeve po diskutohej rezoluta për Prokuroren e Përgjithshme.

Nisur nga kjo situatë të gjithë deputetët socialistë të këtij komisioni thanë se duhen marrë më shumë masa për ruajtjen e sekretit hetimor.

Të merren më shumë masa për ruajtjen e sekretit hetimor. Penalitete e dënime për prokurorët që nxjerrin informacionet në media kur shkelet sekreti hetimor”, deklaroi Bashkim Fino në Komisionin e Ligjeve.

“Ruajtja e sekretit ka të bëjë me përfundimin me sukses të çështjes. Sekreti hetimor është art më vete, po t’u shfry të ikën edhe çështja prej duarsh. Këtu te ne ndodh që prokurorët e përdorin politikisht. Duhet manual për komunikimin e çështjeve hetimore. Procesi hetimor ka të lënduar, bashkëpunëtorë që duhen ruajtur deri në fund. Pa përfunduar hetimi, kërcet koburja ndaj dëshmitarëve”, tha Spartak Braho.

Sipas Ulsi Manjës, “nxjerrja e sekretit hetimor është vepër penale që dënohet nga Kodi Penal”.

“Nisur nga problematikat e kohëve të fundit ta vëmë theksin tek udhëzimi i Prokurorisë së Përgjithshme për nxjerrjen e sekretit hetimor. Është aty, por të zbatohet”, shtoi Manja.

Në përgjimey audio të publikuara online dëgjohet Astrit Avdylaj që flet për çështje votash në favor të kandidatit të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, Ilir Ndrazhi. Në një tjetër regjistrim ai dëgjohet të flasë me drejtorin e Ujësjellës-Kanalizime të Durrësit, Ivo Doçi, që sipas Bild i kërkon të veçojë punonjësit që mbështesin Partinë Demokratike.

Në këto përgjime, sipas Bild, Avdylaj flet edhe me Kryetarin e Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani me ish-drejtorin e IKMT-së së Shijakut, Elton Arbana apo dhe Arjan Ndrazhin, vëllain e deputetit socialist Ilir Ndrazhi. Mes bisedave të regjistruara të Bild është edhe një bisedë mes Astrit Avdylit dhe kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me të cilin vendosin të lënë një takim sëbashku.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.