Mon. Dec 16th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

“Shuplakë” Ramës, media e BE, EuroActiv : Holanda nuk voton pro hapjes së negociatave

2 min read

EuroActiv, mediat europiane që ka si fokus kryesor aktivitetin e institucioneve Europiane, shkruan sot se Holanda nuk do të votojë çeljen e negociatave për Shqipërinë. Duke cituar burime diplomatike nga Haga, EuroActiv raporton se Holanda nuk është gati për të ndezur dritën jeshile për Shqipërinë.

Media e BE ndalet dhe në kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët. “Ligjvënësit holandez votuan një mocion, ku thuhet se mafia shqiptare është e lirë të udhëtojë në gjithë Europën për shkak të regjimit të vizave, i cili është hequr për gati një dekadë më parë”.

Më tej, EuroActiv shkruan se “nëse Komisioni Europian merr parasysh kërkesën e Holandës do t’i propozojë Këshillit të Europës ndryshimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, edhe pse duket e pamundur që Komisionit të arrijë në atë përfundim pasi kohët e fundit ka sugjeruar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por nuk është ky i vetmi problem që ka Tirana ditët e fundit. Burime diplomatike thanë se Haga nuk është gati të ndezë dritën jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.