Sat. Dec 7th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

REUTERS’ JEP ALARMIN PËR 8 QERSHORIN: PROTESTA E TIRANËS E RREZIKSHME

2 min read

Agjencia prestigioze Reuters ka publikuar një artikull lidhur me protestën e fundit të opozitës por dhe për protestën që pritet në 8 Qershor.

Reuters shrkuan se mijëra qytetarë shqiptar dolën në rrugë duke protestuar dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Shumë qytetarë dhe efektivë policie u plagosën nga ‘bombat molotov’ dhe nga dhuna e ushtruar nga vetë protestuesit, shkruan ndër të tjera agjencia Reuters.

Protesta e radhës është do të jetë vendimtare për Shqipërinë. Lideri i opozites Lulzim Basha, tha se s’ka më kohë për fjalë dhe pritet që situata në protestën e fundit të jetë shumë e ‘nxehtë’ shkruhet më tej në artikullin e prestigjozes.

Një protestë aq masive dhe e dhunshme mund të jetë e rrezikshme për negociatat e Shqipërisë por dhe ekonominë e të gjithë Ballkanit pasi trazirat e shumta do të ndikojnë negativisht pranë sezonit turistik. Turistët britanikë por dhe të huajt kanë frikë se trazirat politike në Shqipëri do të kenë influencë në Maqedoninë e Veriut por dhe në Greqi dhe duket që rastet e dhunës do t’i ndalojnë ata për të udhëtuar në Ballkan për pushime, analizon më tej Reuters.

‘A do të arrijë protesta e opozitës të rrëzojë kryeministrin?’ pyet Reuters në fund dhe këtë përgjigje mbetet për ta marrë, të shtunën e 8 qershorit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.