Mon. Dec 9th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Pazaret e Prokurores së Përgjithshme/ Zbulohet si e kaloi Arta Marku Vettigun

4 min read

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku, nuk di të heqë dorë nga skandalet.

E këshillojnë mbrapsht apo politika po e keqpërdor, këtë duhet të thotë ajo. Pasi që në kohën kur është zgjedhur në këtë pozicion që mban, dhe deri më sot, nuk kanë të numëruara skandalet që mbajnë firmën e saj.

E nisi detyrën me shkarkime dhe emërime miqsh e shoqesh dhe po e përfundon mandatin po me emërime miqsh e shokësh.

Në një kohë që pritet zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe ajo ka përballë tre kandidatë, Marku nuk heziton të bëhet pjesë skandaleve.

Pasi shpartalloi Prokurorinë në të gjithë vendin, kaloi tek Policia Gjyqësore.

Mbi bazën e ligjit të vjetër të Policisë Gjyqësore të shfuqizuara nga Parlamenti, me firmën e saj u zhvillua konkursi për oficerë të Policisë Gjyqësore.

Para se të largohet përfundimisht nga institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme, duket se Marku ka shpejtuar të kryejë nderet e fundit edhe pse të kundërligjshme.

Nuk i mjaftuan vendimet gjyqësore me të cilat u rrëzuan disa vendime të saj, por shkoi edhe më tej.

Për oficerë të Policisë Gjyqësore kanë konkuruar 171 kandidatë, ku janë përzgjedhur vetëm 27 prej tyre.

Procedura e pranimit të 27 OPGJ-ve, të rinj është bazuar në ligjin e vjetër, ndërsa Ligji i ri është dekretuar nga presidenti Ilir Meta më 17 maj dhe është botuar në fletoren zyrtare më 20 maj 2019.

Ligji i ri ka përcaktuar se në policinë gjyqësore pranohen vetëm kandidatë me arsim të lartë dhe me një sërë kriteresh të tjera shtesë përfshi edhe eksperiencë pune 5-vjeçare, ndërsa këto kritere nuk kanë qenë të parashikuara në ligjin e vjetër.

Në listën e firmosur nga kryeprokurorja Arta Marku, bien në sy emra të njohur që kanë lidhje me politikën apo Komisionin e Vettingut, apo dhe me eksponentë të drejtësisë që kanë punuar në Prokurorinë e Shkodrës, të Tiranës apo tek Krimet e Rënda.

Në listë me numrin rendor 4 është Armando Felaj, vëllai i deputetes socialiste Ermonela Felaj bashkëshorti i kësaj të fundit, Bledar Valikaj u reahatua nga “klani” i Arta Markut nga KLP sëfundmi.

Emra të tjerë që dyshohet se janë favorizuar nga të familjarët që kanë në sistemin e drejtësisë janë Klodjana Qafa, gruaja e gjyqtarit të Apelit Administrativ Arjan Qafa. Ky i fundit është i kallëzuar për pasurinë edhe nga ILDKPKI-ja.

Esmeralda Xholi, bashkëshortja e Adnan Xholit, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, Gentjan Ndoi, bashkëshorti i prokurores së Tiranës Afërdita Ndoi.

Ibrahim Saliko, është djali i ish anëtarit të KLD-së, Hysen Saliko.

Pjesa më e madhe e listës së mbetur janë të njohur të kryprokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.

Artor Muja ka qenë avokat në qytetin e Shkodrës ndërsa Bernandin Ndoj ka qenë inspektor tatimesh.

Gjithashtu rezulton se edhe këshilltari i Komisioneres së Vettingut Genta Tafa Bungos, është përzgjedhur si oficer i Policisë Gjyqësore.

Madje, Arben Jorgaqi është i pari në listë, duke hedhur kështu dyshime dhe mbi mënyrën se si e ka kaluar Vettingun Arta Marku.

Duke qenë se është kandidate për PP, për Markun si kandidate për Prokuror të Përgjithshëm do të ketë një Vetting, për kohën që ajo ka mbajtur këtë post. Dhe nëse do të kryhet një Vetting i drejtë, i pandikuar nga politika, Marku nuk ka shance që të zgjidhet më në krye të Prokurorisë së Përgjithshme./CNA.al

Lista e plotë:

1.Arben Jorgaqi
2. Rezart Hana
3. Esmeralda Xholi
4. Armando Felaj
5. Ilir Liço
6. Eni Kodra
7. Valbona Kalaci (Bushati)
8. Artor Muja
9. Ilir Ndrea
10. Ibrahim Saliko
11. Hamit Kasemi
12. Clirim Halili
13. Orjana Cufaj
14. Rael Qeleshi
15. Basri Hadroi
16. Benardin Ndoj
17. Eriselda Shahmani
18. Klodjana Qafa
19. Klodiana Haxhillari
20. Diana Tahir Aga
21. Kujtim Zenelaj
22. Anila Veliu
23. Shiqiri Manjani
24. Ibrahim Hoxha
25. Gentian Ndoi
26. Leonora Ndreu
27. Ermal Kackini

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.