Mon. Dec 9th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Nuk kane te ndalur skandalet e konçensioneve…

3 min read

Kryeministri Rama duket se nuk ka ndermend te ndalet me konçensionet dhe PPP-të. Skandali i tij i fundit ishte dhenia e 260 milion eurove per aksin Milot -Balldren nje rrugë fushore vetem 17.2 km. Siç shkruan Pamfleti parate e shqipetareve po jepen pa asnje lloj tenderi per Nduke Kolen nipin e Rrok Gjokes qe mori dhe rrugen e Arbrit. Qe te dy keta persona jane krushq me Gaz Demin qe esht ortaku i Olsi Rames (vellait te kryeministrit ) tek Partizani

Rruga Orikum-Llogara nuk është miratuar fare në Kuvend, pasi është një rrugë e thjeshtë dykalimshe, me dy korsi (1-1), e cila do të kalojë pa asnjë ndryshim në gjurmën e vjetër dhe do të ketë vetëm disa zgjerime anësore, apo një gjysmë korsie rezerve.

Keshtu pra, rruga Orikum-Llogara s’është një autostradë, por do jetë vetëm me dy kalime, dhe koncesioni është fituar nëpërmjet ofertës së pakërkuar nga kompania “Gjikuria”, me një shumë finale prej 80 milionë eurosh, është një “bingo” për të.

Edhe në këtë kontratë akuzat e ekspertëve ngrihen për një kosto, e cila s’justifikon investimin. Ky segment rrugor ka një gjatësi prej 14.7 km, ku kostoja për kilometër arrin në 5 milionë euro. Bëhet fjalë për një rrugë kryesisht në terren fushor, që nis nga Orikumi deri në nisje të parkut të Llogarasë, që më shumë është një rikonstruksion i thelluar se sa një rrugë tërësisht e re.

Për të qënë konkretë, gjërësia e kurorës së rrugës është 12.5 metra, që përmbledh 2×3.5m (korsi kalimi)+2×1.25m(bankinë e asfaltuar)+2x1m (bankinë e paasfaltuar).

Pra, është një rrugë e zakonshme, e thjeshtë dhe kostoja normale dhe e përcaktuar në manualin e rrugëve është 1 milionë euro për kolometër, ndërkohë që Edi Rama e ka pesëfishuar në 5 milionë euro për kilometër.

Rruga konsiderohet një projekt strategjik për zhvillimin e zonës së bregdetit në 50 vitet e ardhshme. Me një gjatësi prej 14.7 kilometra ajo nis në rrugën e Portit të Jahteve, për të kaluar më pas në Bypass-in e Orikumit dhe duke përfunduar në Dukat në Urën e Shën Elizës.

Shpejtësia e rrugës me dy korsi, do të rritet nga 40 km/h aktualisht, në 60-100 km/h. Projekti parashikon ndërtimin e disa veprave të artit, tre ura të mëdha dhe dy mbikalime.

Pra Rama me rrugën Orikum-Llogara, i jep oligarkut klient të tij të “Gjikuria” një fitim neto nga 80 milionë eurot e akorduara, pasi është një investim që anon më shumë nga rikonstruksioni se sa ndërtimi nga e para. Traseja gati në gjurmën e vjetër kursen shumë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.