Sat. Dec 7th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Nga dështimi në G99 tek Komisioni i Vettingut/ Si ka ndryshuar pasuria e Roland Ilias

4 min read

Asnjë prej anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit por edhe të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, nuk ka kaluar në filtrat e procesit të Vetting\nut.

Ata u zgjodhën nga politika për të hetuar gjyqtarët dhe prokurorët në mënyrë publike, ndërkohë që ndaj tyre nuk është bërë një gjë e tillë.

Kush i kontrollon komisionerët e Vettingut, të cilët kanë përfitime të çmendura në këtë post që janë vënë.

Fakti nëse ata janë të denjë për të hetuar gjyqtarët dhe prokurorët është vënë tashmë në dyshim, nga vendimet me dy standarte që ata kanë marrë.

CNA.al ka vijuar prej disa ditësh të hedh dritë me pasuritë e Komisionerëve të Vettingut por edhe të kaluarën e tyre.

Anëtari i KPK -së, Roland Ilia nga gjiri i G99 i Erion Veliajt, ka përfunduar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ilia ka qenë kandidat për deputet në koalicionin e majtë në vitin 2009, nën siglën e G99, por kjo e fundit dështoi pasi nuk mori asnjë mandat.

Pas dështimit spektakolar Roland Ilia ka punuar si avokat dhe pedagog në Shkodër, derisa erdhi koha për t’i hyrë sërish në punë Veliajt dhe Partisë Socialiste ku ai bën pjesë aktualisht.

Gjatë vëzhgimit të pasurisë sipas të dhënave të ILDKPKI-së, rezulton se Komisioneri Roland Ilia, është më i varfri nga kolegët e tij.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e tij

Viti 2017 (Deklarata fillestare)

Mjet motorik, 250.000 lekë.

Kursime personale, nga paga dhe biznesi 1.350.000 lekë

Llogari bankare, 65.819.58 lekë

Llogari bankare, 26.307,68 lekë

Llogari bankare kursime për fëmijë, 385.24 € = 51.005.78 lekë.

Paga nga universiteti i Shkodrës, 63 710 lekë.

Të ardhura si avokat, 1 159 826 lekë.

Kredi personale në shumën, 1 419 991 88 lekë.

Kartë krediti personale në shumën 991 37 euro.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes, 51 812 32 lekë. në këtë lloogari është hapur dhe overdraft ne 200 000 lekë.

Paga e bashkëshortes si Drejtoreshë e Komisionit Vendor të Verifikimit të titujve të pronësisë në Prefekturën e Shkodrës, në shumën 89 500 lekë.

Viti 2017 (Deklarimi vjetor)

Llogari bankare.Burimi i krijimit: Të ardhura nga biznesi Person Fizik. Gjendja -362.46 lekë.

Llogari bankare. Burimi i krijimit: Të ardhura nga paga. Gjendja -108.826,78 lekë.

Llogari bankare. Gjendja 386.05 EURO

Shtuar gjendja cash në shumën 400.000 lekë.

Të ardhura nga paga në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në shumën totale 1.864.552 lekë nga të cilat deri më 31 12.2017, kanë kaluar 1.576.256 lekë, pasi paga e muajit Dhjetor ka kaluar në muajin 3 Janar 2018.

Hua, kredi nersonale, Data i krijimit: 16/11/2016. Shuma e shlyer 109,297.88, principal 13.858.87, interesa në total: 123.157 lekë. Shuma e pashlyer 1,310,694 lekë.

Hua marrje. Kartë Krediti personale. Data i krijimit: 06/11/2017. Shuma: 3.000 Euro e pa përdorur

Hua marrje. Kartë krediti personale. Shuma e pashlyer 625,91 EURO

Llogari bankare e bashkëshortes Sonola Rudi, në shumën 55 004 88 lekë.

Paga e bashkëshortes si Drejtoreshë e Komisionit Vendor të Verifikimit të titujve të pronësisë në Prefekturën e Shkodrës, në shumën 447 500 lekë.

Viiti 2018

Llogari bankare. Mbajtës i llogarisë Roland Ilia. Gjendja në dt. 31.12.2017 ka qenë – 362 Euro.

Shtuar llogaria me 2.325 Euro gjatë vitit për pagesë komisione dhe është mbyllur në shtator 2018. 0 lekë.

Llogari bankare. Mbajtës i llogarisë Roland Ilia. Burimi i krijimit: Të ardhura nga paga. Gjendja në dt. 31.12.2017 ka qenë – 108.826 lekë. Në këtë llogari është çelur mundësi overdrafli 200.000 lekë që nga muaji Nëntor 2017. Gjendja në dt. 31.12.2018 ka qenë 157.413 lekë.

Llogari bankare, kursime për fëmijët. Burimi i krijimit: Të ardhura nga kursimet e prindit. Gjendja në dt. 31.12.2018 ka qenë 387, 45 Euro

Gjendja cash shtuar: 1.000.000 lekë.

Shuma 3.459.564 lekë janë të ardhura nga paga dhe dieta, periudha 12 muaj të vitit 2018, ndërsa shuma 77.000 lekë, të ardhura nga shpërblime të prapambetura nga viti 2017, kaluar në llogari me dt. 12.01.2018.

Llogari bankare. Burimi i krijimit: Të ardhura nga paga në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në shumën 3.536.564 lekë.

Hua marrje. Kredi personale: Shuma e shlyer 175,314.01 lekë, me principal 130,713.35 lekë, interesa Total: 306,027.36 . Shuma e pashlyer është 1,177,546 lekë.

Hua marrje. Kartë Krediti personale: Data e krijimit: 06/11/2017. Shuma: 3.000 Euro e pa përdorur

Hua marrje. Kartë krediti personale:Data e krijimit: 06/11/2017. Gjendja në dt. 31.12.2017 ka qenë -625 Euro

Gjendja në dt. 31.12.2018 është -195, 43 Euro.

Paga e bashkëshortes si Drejtoreshë e Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë. Në periudhën 1 Janar 2018 deri 31 Gusht 2018, në shumë 717.912 lekë.

Paga e bashkëshortes në Prefekturën e Qarkut Tiranë.Detyra: Përgjegjëse e Sektorit Juridik. Në periudhën 3 Shtator 2018 deri 31 Dhjetor 2018, në shumën 246.396 lekë.

Hua marrje. nga bashkëshortja, Sonila Rudi. Afati i përdorimit deri me 27.06.2033. Shuma: 200.000 lekë.

Llogari page me gjendje 55.004 lekë në dt. 31.12.2017. Gjendja në dt. 31.12.2018, -46.335 lekë. /CNA.al

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.