Mon. Dec 9th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Artan Hoxha zbulon arsyen e sherrit që ndodhi në protestë

2 min read
Artan Hoxha, ka komentuar arrestimin e Zamir Sijanit. Hoxha thotë se e gjitha ka ndodhur për një flamur të LSI.

Featured image of article: “U zunë për flamurin e LSI”, gazetari Artan Hoxha zbulon çfarë ndodhi në protestë: Duan viktima në rrugëArtan Hoxha, gazetar investigativ

TIRANE- Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar arrestimin e agresorit dhe plagosjen e ish-truprojës së Sali Berishës dhe djalit të tij, Ymer dhe Erjon Cela. Në një reagim në Facebook, Hoxha thotë se e gjitha është bërë për një flamur të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Reagimi i Artan Hoxhës:

Ato incidente në protestë janë të koordinuar edhe në mënyrën sesi transmetohet më pas, mazhoranca mundohet ta nxjerrë protestën e dhunshme, ndërkohë që opozita kërkon të nxjerrë policinë të dhunshme.

E dhimbshme është që po kërkohen viktima, dhe jo në tavolinë, por në rrugë.

Ata policë dhe qytetarë janë të pafajshëm.

Personat që dhunuan ish- truprojën e Berishës, Ymer Çela dhe të birin e tij, njëri është nga Xhafzotaj dhe të tjerët janë nga Shijaku, dhe janë zënë për një flamur të LSI-së.

Ditën e sotme është arrestuar Zamir Sijani, një nga personat e akuzuar si agresorët e sulmit që iu bë ish-truprojës së Sali Berishës, Ymer Celës dhe djalit të tij, Erionit. Sijani, 43 vjeç nga Xhafzotaj i Durrësit, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.