Mon. Dec 16th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Vizat/ Çfarë thotë Komisioni Europian për kërkesën e Holandës

2 min read

Në një kohë kur Shqipëria është në pritje të përgjigjes për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, Holanda i ka dërguar kërkesën zyrtare Komisionit Evropian për pezullimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë.

Pas njoftimit të Holandës për KE, zëdhënësja e Komisionit Evropian, është shprehur se kjo kërkesë do të shqyrtohet me kujdes.

“Do të shqyrtojë me kujdes përmbajtjen e njoftimit, bazuar në informacionet relevante. Komisioni Evropian tani do të njoftojë Këshillin e Ministrave dhe Parlamentin Evropian dhe njoftimi do të jetë subjekt i një vlerësimi dhe një analize serioze”, tha Bertaud.

Mësohet se, kërkesa e Holandës ka mbërritur në KE më 31 maj, ndërsa për shqyrtimin e saj ka vetëm një muaj kohë.

Këta hapa janë rezultat i një nisme të deputetëve holandezë, të cilët e kanë arsyetuar këtë kërkesë me, siç kanë thënë, rritjen e aktiviteteve kriminale të mafias shqiptare në Holandë.

Sipas tyre, këto organizata kriminale e keqpërdorin mundësinë e udhëtimit pa viza në Evropë dhe në këtë mënyrë e zgjerojnë rrjetin e tyre të kontrabandës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.