Mon. Dec 9th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Skandal mjekët fshehin plumbin që u godit protestuesi ja dëshmia e tij

2 min read

Ened Bostani është 29-vjeçari që ka mbetur i plagosur në protestën edjeshme të opozitës dhe që fillimisht u raportua se ka marrë një plumb në këmbë

Nga spitali i Traumës ku po merr edhe ndihmën mjekësore për shkaktë plagëve që ka marrë, i riu u shpreh se ishte duke filmuar protestuesit me telefon te hyrja e Parlamentit me kurriz nga policia dhe aty ka rënë në tokë dhe më pas nuk ka parë asgjë.

“Isha duke filmuar protestuesit tek hyrja e Parlamentit më kurriz nga Policia dhe aty kam rënë në tokë dhe pas kësaj nuk kam parë më asgjë. Shkova në spital nga ku më dhanë ndihmën mjekësore”.

Ndërkohë Bostani flet edhe për plagët që ka marrë duke shpjeguar edhe mjetet e mundshme me të cilat është lënduar. “Në këmbë kam marrë pjesë metalike që mi fshehën në spital. Isha i vetëdijshëm për çdo gjë që më bënin. Do marr prap pjesë në protestë edhe sikur me paterica të shkoj. Kam qenë emigrant dhe jam kthyer prej 3 vitesh, tashmë jam emigrant në shtetin tim. 3 vite që jam kthyer nga emigrimi”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.