Sat. Dec 7th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Ronaldo i lë pas Messin për Golin më të bukur të Championsit: ja 10 më të mirët 2018/19

2 min read

Champions ka përfunduar tashmë, Liverpool ngriti lart Kupën e gjashtë, Tottenham u rendit në shkallën e dytë të podiumit. Të gjithë verdiktet u dhanë, në një sezon spektakolar, ku i vetmi ngushëllim për Cristiano Ronaldon, që shpresonte të triumfonte në Champions edhe me Juventus, është goli më i bukur i edicionit. Deri diku një arritje, duke qenë se portugezi ka lënë pas në renditje armikun e përhershëm Lionel Messi. Klasifikimi është dizenjuar nga Observatori Teknik i Uefa e është publikuar në faqen e qeverisë europiane të futbollit.

DHJETË GOLAT MË TË BUKUR TË CHAMPIONS 2018/19
1- Cristiano Ronaldo (Juventus v Manchester United) – java e katërt e fazës së grupeve, 07/11/2018. Observatorët teknikë thonë: një pasim i gjatë perfekt e një konkluzion në ajër i jashtëzakonshëm.

2 – Lionel Messi (Barcelona v Liverpool) – gjymsëfinalja e vajtjes, 01/05/2019. Observatorët teknikë thonë: një goditje dënimi precize e potente.

3 – Sadio Mané (Bayern v Liverpool) – kthimi i 1/8, 13/03/2019. Observatorët teknikë thonë: një top i gjatë pas shpinës së mbrojtësit, pasuar nga një kontroll i bukur dhe goditje me kthesë.

4 – Ivan Rakitić (Tottenham v Barcelona) – java dy e fazës së grupeve, 03/10/2018. Observatorët teknikë thonë: një konkluzion i jashtëzakonshëm në ajër me vështirësi të theksuar.

5 – Leroy Sané (Manchester City v Hoffenheim) – java gjashtë e fazës së grupeve 12/12/2018. Observatorët teknikë thonë: një goditje dënimi potente e precize.

6 – Kylian Mbappé (Manchester United v Paris Saint-Germain) – vajtja e 1/8, 12/02/2019. Observatorët teknikë thonë: një tranzicion i mirë i skuadrës që kulmoi me një kros të ulët për Mbappé, i aftë të përshpejtojë e të finalizojë.

7 – Raheem Sterling (Manchester City v Shakhtar Donetsk) – java e katërt e fazës së grupeve, 07/11/2018. Observatorët teknikë thonë: një gol i madh personal – driblim dhe shmangje e një grup kundërshtarësh, përpara një goditje në këndin e largët.

8 – Ousmane Dembélé (Barcelona v Tottenham) – java e gjashtë e fazës së grupeve, 11/12/2018. Observatorët teknikë thonë: një kundërsulm vetmitar që bashkon shpejtësinë dhe ftohtësinë në finalizim.

9 – Philippe Coutinho (Barcelona v Manchester United) – cerekfinalet e kthimit, 16/04/2019. Observatorët teknikë thonë: një konkluzion i fuqishëm në këndin e largët.

10 – Luis Suárez (Barcelona v Liverpool) – gjysëmfinalt e vajtjes, 01/05/2019. Observatorët teknikë thonë: një lëvizje perfekte prej qendërsulmuesi e një finalizim i përpiktë në rrëshqitje në sugjerimin e Jordi Alba.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.