Sun. Mar 29th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Rama nga Kurbini ka një mesazh të qartë për Opozitën

2 min read

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi Majlinda Cara, kandidaten për kryetare Bashkie në Kurbin, foli dhe në lidhje me protestat e opozitës.

Rama u shpreh se opozita e ka pranuar humbjen duke mos u futur në zgjedhje, ndërsa theksoi se PS nuk do i “hap rrugë budallit”.

Sipas, kryeministrit për protestat e opozitës janë përpjekje për të dëmtuar Shqipërinë, pasi zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor.

“Shiu bereqet për Kurbinin. Në një betejë që nuk është pa kundërshtarë, por një betejë politike më e qartë për të ardhmen e vendit tonë dhe të shkuar me të cilët nuk patën kurajon që të na dilnin përballë. Është një betejë mes nesh, që bëjmë sa mundemi, jo sa duam për ta çuar vendin përpara. Ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj bërtasin rrugëve kundër tyre, kanë frikë nga drejtësia, nga ballafaqimi demokratik dhe prandaj përbetohen se do na imponojnë një përplasje antidemokratike, vendosën të ikin nga zgjedhje, punë e tyre, por nuk vendosën asgje tjetër përveç kësaj sepse Shqiptarët e kanë vendosur që vendosin shqiptarët me zgjedhjen e tyre. Opozita pengohet të hyjë në zgjedhje do të ishte antidemokratike, jo kur s’duan ata. Kanë pranuar humbjen, kanë qëllim që të mos lënë Shqipërinë të mos fitojë. Edhe në këto zgjedhje ne nuk po bëjmë fushatë për të mbështetur kandidatëve tanë. Nuk vlen shprehja, “t’i hapim rrugë budalllait”, tha Rama

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.