Sat. Dec 7th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

PD : Ora e drejtesise po vjen per dhunuesit e vertetë…

2 min read

Partia Demokratike ka dënuar me ashpërsi, ndalimin dhe arrestimin e dhjetra protestuesve, që morën pjesë në tubimin e opozitës mbrëmjen e 2 qershorit. Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka dhënë një deklaratë për mediat në të cilën ka hedhur poshtë pretendimet e Policisë se protestuesit kanë ushtruar dhunë dhe kanë kundërshtuar policinë në kryerjen e detyrës së saj. paloka e konsideroi kryeministrin Edi Rama tashmë vetëm një kufomë poltike.

Paloka tha: Shqipëria është sot i vetmi vend anëtar i NATO-s me të burgosur politikë, me qytetarë që përndiqen për një arsye të vetme- ata janë kundërshtarë politikë të kryeministrit të vetëm në Europë që ka ardhur dhe qendron në pushtet me vota të blera në marrëveshje me krimin.

Partia Demokratike dënon me ashpërsi ndalimin, shoqërimin dhe arrestimin e protestuesve paqësorë, kundër te cilëve nuk ka asnjë provë. Janë me dhjetëra qytetarët e ndaluar me urdhrin e Edi Ramës dhe mbetjes komuniste, Sandër Lleshaj, të cilët kanë për qëllim të ushtrojnë terror ose të frikësojnë shqiptarët!

I kanë bërë llogaritë gabim!

Strategjia e përçarjes, e frikësimit, e terrorit dhe dhunës shtetërore ka dashtuar! Që prej 16 Shkurtit Edi Rama është një kufomë politike, ndërsa shqiptarët që i janë bashkaur kauzës për zgjedhje të lira janë edhe më të shumtë, edhe më të vendosur!

Është fakt se shumica e 500 qytetarëve të ndaluar nga policia gjatë këtyre 4 muajve, janë sot të lirë, për arsyen e thjeshtë se kanë qenë të pafajshëm, kanë qënë të burgosur politikë dhe në të drejtën e tyre të protestuar!

I zhytur në panik, Edi Rama po përdor të gjitha institucionet e represionit, duke filluar nga narkopolicët dhe banditët me uniformë që përgatisin raporte të rremë kundër protestuesve tek prokurorët e Arta Markut, që ngrenë akuza politike mbi dëshmi të rreme e deri tek ndonjë gjykatës militant si Arben Micko.

Është fakt se në gjyqe kanë rezultuar të ndaluar edhe njerez që janë rrëmbyer në rrugë, pa qenë fare në protestë. Është fakt se sot kemi dy polici brenda rradhëve të policisë, atë të profesionistëve të ndershëm dhe atë të narkomilitantëve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.