Sat. Apr 4th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Mediat e huaja jehonë protestës së djeshme së opozitës

1 min read

Nga Associated Press

Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare kanë dalë sërish në rrugë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës së bashkuar u mblodhën të dielën përpara ndërtesës së qeverisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama të Partisë Socialiste për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Ata kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeveri të përkohshëm për përgatitur zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Socialistët e Ramës thonë se opozita po dëmton imazhin e vendit ndërsa udhëheqësit e Bashkimit Evropian vendosin nëse do të fillojnë negociatat e plota të anëtarësimit me Tiranën.

BE, SHBA dhe institucionet e tjera perëndimore i kanë kërkuar opozitës që të shmangë dhunën dhe palët të ulen në bisedime për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.