Mon. Dec 9th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Korca ne rrezik..

2 min read

Afro 900 lëkundje sizmike janë regjistruar në tri ditët e fundit në juglindje të vendit. Për sizmologët kjo cilësohet një situatë e komplikuar sizmike.

Epiqendrat e tërmeteve janë të ndryshme, zona është ende aktive, ku krahas lëkundjeve të vogla janë shënuar dhe goditje me magnitudë mbi 3 të shkallës Rihter. Në këtë situatë, për sizmologët, përbën rrezik qëndrimi i banorëve në shtëpitë e vjetra apo të dëmtuara. “Lëkundjet kanë filluar nga ora 06.26 që ka qenë tërmeti kryesor me magnitudë 5.3 Rihter. Në orën 09:00 u shënua pasgoditja kryesore me magnitudë 5 dhe ka përvijuar me një numër tërmetesh me magnitudë 3-4 normalisht të larta si pasgoditje. Në momentin që ka pas tërmete me magnitudë mbi 3.5 për ato objekte të dëmtuara ka më shumë rrezikshmëri”, u shpreh sizmologu Edmond Dushi për A2. 
Nga zona e Floqit, ku u regjistrua tërmeti i parë dhe një sërë pasgoditjesh, aktiviteti sizmik është zhvendosur në lindje të qarkut të Korçës. Tërmetet janë të paparashikueshëm, por referuar tipologjisë së tij, sizmologët thonë se lëkundjet po shkojnë drejt rënies.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.