Tue. Dec 10th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Këshilli Studentor i Shkencave të Natyrës një histori suksesi organizon Simpozumin e Shkencave

2 min read

Ne rritemi duke u përpjekur të bëjmë diçka ndryshe për vendin ku jetojmë.
Dhe sot në Simpoziumim e 2 të Shkencave treguam që i kemi të fuqishme themelet e këtij rrugëtimi për tu rritur.
Në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës u organizua aktiviteti që me padurim po prisnim që prej një viti. Mund të themi me bindje të plotë se sot arritëm një sukses më vete.
Aty ku një punë e bukur arrin të vlerësohet, ku një projekt i mirfilltë ja vlen të dëgjohet, ku një paraqitje e denjë përcjell kapacitetin e studentit dhe pedagogut tek ne dhe ku relativisht diskutimi dhe debati mbi temat e trajtuara na ndihmojmë te pasurojmë më shumë njohuritë tona. Ky ishte mesazhi i fuqishëm që Simpoziumi përcolli tek ne sot.
Risia që ne si Këshill sollëm këtë vit në Simpozium ishte pjesëmarrja e fakulteteve të tjera të Universiteti të Tiranës. Nuk ishte një punë e lehtë, sidomos në organizimin , koordinimin dhe prezantimin e projekteve, por u përpoqëm që çdo pjesëmarrës në këtë aktivitet të ndihej komod, i orientuar dhe pse jo të përfitonte një eksperiencë të re në çdo fushë që ne mund të ofronim.
Siç e përmendëm dhe mësipër kemi hedhur themelet, kemi krijuar besimin dhe tashmë dimë të bashkëpunojmë me njëri-tjetri. Falenderimi më i madh i takon të gjithë studentëve dhe pedagogëve për punën e shkëkqyer dhe të palodhur që sollën. Këshilli Studentor i Shkencave të Natyrës tregoi dhe një herë se di të sjelli risi dhe ndryshim dhe do të lodhemi me dëshirën më të madhe për këtë pjesë, për të bërë që fakulteti dhe çdo pedagog i yni të jetë sa më pranë studentëve dhe studentët te ndihen denjësisht të përfaqësuar nga ana jonë.
Ju faleminderit për të gjithë mbështetjen sot.
#mestudentëtpërstudentët
#kohapërndryshimUT

Disa foto nga Simpoziumi i Shkencave

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.